By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Miqësoret e moshave/ Shqipëria U-17 luan ndeshjen e parë me Malin e Zi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Miqësoret e moshave/ Shqipëria U-17 luan ndeshjen e parë me Malin e Zi
Sport

Miqësoret e moshave/ Shqipëria U-17 luan ndeshjen e parë me Malin e Zi

admin
Last updated: 22/05/2024 21:31
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kombëtarja U-17 luajti pasditen e sotme ndeshjen e parë miqësore ndaj Malit të Zi.

Në takimin e zhvilluar në Podgoricë, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Bledi Shkëmbi u mposhtën me rezultatin 3-1.

Trajneri Bledi Shkëmbi hodhi në fushë këtë formacion: Erno Mustafa (GK), Darli Kurti, Frensi Mali, Spasian Nasto, Hassan Haradini, Lukas Cekrezi, Rikardo Sheji, Arian Gavelli, Gabriel Kulla, Leo Begolli, Serxhio Vogli.

Kuqezinjtë realizuan një pjesë të parë të mirë, pavarësisht rezultatit 1-0. Malazezët kaluan në avantazh në minutën e 13-të të takimit, teksa ky gol nuk i demotivoi të besuarit e trajnerit Shkëmbi, të cilët tentuan përmes disa rasteve të shënonin golin e barazimit. Pjesa e parë mbyllet me shifrat 1-0 për Malin e Zi. Gjatë pjesës së dytë, trajneri Bledi Shkëmbi kreu disa zëvendësime në fushë, duke u dhënë mundësinë thuajse të gjithë lojtarëve të tregojnë cilësitë e tyre.

Golin e vetëm për kuqezinjtë e shënoi Gabriel Kulla, në minutën e 69-të. Kulla merr një top nga Mihana, teksa më pas vepron drejt zonës kundërshtare i vetëm, duke barazuar shifrat në 1-1 për pak minuta. Pavarësisht rasteve të kuqezinjve, malazezët realizojnë edhe dy gola të tjerë, duke vulosur rezultatin në 3-1.

Më 24 maj, kuqezinjtë do të luajnë një tjetër sfidë miqësore, po ndaj Malit të Zi në stadiumin “Loro Boricci” në Shkodër, në ora 20:30. Këto ndeshje miqësore kundër bashkëmoshatarëve malazezë i shërbejnë stafit teknik U-17 për të vëzhguar e testuar nga afër lojtarët e grumbulluar, teksa fokusi i përgatitjeve është te raundi i parë kualifikues për Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

You Might Also Like

Gjiganti anglez përshpejton negociatat për transferimin e Rashford

Vetëm 90 minuta mjaftuan: Rregulli i rreptë i FIFA-s u shkel dy herë në ndeshjen hapëse të Botërorit

Zbulohet arsyeja pse Barcelona vendosi të mos nënshkruajë me Bernardo Silvan

Ekipi që do të vlente mbi 1.3 miliardë euro: Formacioni më i shtrenjtë i Kupës së Botës 2026

Interi negocion transferimin e yllit të Real Madridit gjatë verës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Turqia përshëndet vendimin e Norvegjisë, Spanjës dhe Irlandës për njohjen e Palestinës
Next Article “Arratisja e Sekiraqës” vë në pah problemet e institucioneve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?