By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vazhdon seanca për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vazhdon seanca për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese
MaqedoniTOP LAJM

Vazhdon seanca për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese

admin
Last updated: 31/05/2024 07:55
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 31 maj – Pas katër përpjekjeve të djeshme të pasukseshme për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, seanca për zgjedhjen vazhdon sot në orën 10 në hapësirat e Gjykatës.

Sipas informacioneve, në seancën për zgjedhjen e cila filloi dje në orën 10 asnjë nga kandidatët e propozuar nuk e ka marrë shumicën e nevojshme. Është votuar për zgjedhje ndërmjet gjykatëseve Tatjana Vasiq Bozaxhieva dhe Ana Pavllovska Daneva.

Kryetari i ri i Kushtetueses do ta zëvendësojë kryetaren e deritanishme Dobrilla Kacarska, mandati trevjeçar i së cilës përfundon më 2 qershor.

Sipas Rregullores, Gjykata Kushtetuese në seancë zgjedh kryetarin e Gjykatës nga radhët e gjykatësve me shumicë prej dy të tretave të votave të numrit të përgjithshëm të gjykatësve, me votim të fshehtë.

Krahas Kacarskës, gjykatës aktualë në Gjykatën Kushtetuese nga të cilët deri në fund të muajit njëri do ta marrë funksionin e kryetares janë Naser Ajdari, Osman Kadriu, Darko Kostandinovski, Fatmir Skender, Tatjana Vasiq Bozaxhieva, Elizabeta Dukovska, Jadranka Daboviq Anastasovska dhe Ana Pavlovska Daneva.

Çdo gjykatës mund të propozojë kandidat për kryetar të Gjykatës Kushtetuese.

Propozimin për kandidat për kryetar të Gjykatës Kushtetuese e cakton një komision prej tre gjykatësish të zgjedhur nga shumica e numrit të përgjithshëm të gjykatësve.

Nëse kandidati nuk e merr shumicën e nevojshme të votave, procedura për zgjedhjen e kryetarit përsëritet.

Dobrilla Kacarska në konferencë për media për mandatin e saj trevjeçar tha se e përfundon me ndjenjën e përmbushjes, e udhëhequr nga ideja se drejtësia do të jetë gjithmonë e domosdoshme.

Një pjesë e aktiviteteve të realizuara në mandatin e saj që i potencoi ishin Akti i cili e rregullon punën e Gjykatës Kushtetuese dhe mënyra në të cilën qytetarët mund të drejtohen, buxheti i rritur, ulja e numrit të lëndëve të vjetra, kapaciteti i plotë i Gjykatës Kushtetuese dhe transparenca e rritur.

Mandati i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese është tre vjet, pa të drejtë të rizgjedhjes.

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Panair për burime ripërtëritëse të energjisë dhe efikasitetit energjetik në Skopje Siti Moll
Next Article Vranët dhe me diell

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?