By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjashtë vende donin të tërhiqeshin nga Eurovisioni, vetëm 25 minuta para finales – përfshirë edhe Zvicrën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Gjashtë vende donin të tërhiqeshin nga Eurovisioni, vetëm 25 minuta para finales – përfshirë edhe Zvicrën
Showbizz

Gjashtë vende donin të tërhiqeshin nga Eurovisioni, vetëm 25 minuta para finales – përfshirë edhe Zvicrën

admin
Last updated: 31/05/2024 09:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Eurovisioni këtë vit u mbajt me plot dinamika e drama, sidomos edhe pas skualifikimit të Holandës në finale për çështje të brendshme brenda stafit të festivalit.

Tani, pas më shumë se dy javësh, është raportuar nga medie të shumta për një situatë që pothuajse u doli nga kontrolli EBU-s që organizon festivalin, shkruan NME.

Sipas gazetës norvegjeze VG, gjashtë vende donin të tërhiqeshin nga gara deri në 25 minuta para fillimit të finales së madhe, në mesin e tyre edhe Zvicra që fitoi Eurovisionin.

Vendet e tjera që po ashtu kërcënuan ta lënë garën ishin Irlanda, Portugalia, Norvegjia, Greqia si dhe Mbretëria e Bashkuar. Greqia mohoi se kishte kërcënuar të tërhiqej.

Foto: Nemo, përfaqësuesi i Zvicrës / Getty Images

Nëse do të tërhiqeshin të gjitha këto shtete, finalja do të mbahej me 19 vende, derisa producentëve do t’ju duhej të mbushnin 20 minuta të organizimit.

Arsyet për këtë mbeten të paqarta dhe nuk ka pasur sqarim të qartë, megjithatë flitet se ka të bëjë diçka me pjesëmarrjen dhe sjelljen e stafit të ekipit përfaqësues të Izraelit.

Njëri prej avokuesve më të zëshëm për t’u tërhequr nga eventi ishte Magnus Bormark, një anëtar i grupit norvegjez Gate.

“Ne kemi menduar të tërhiqemi deri në momentin e fundit. Shumë prej nesh reaguan ndaj faktit që Izraeli pati mundësinë të përdorte Eurovizionin si mjetin e tij politik”, shpjegoi kitaristi.

Foto: Përfaqësuesja e Izraelit, Eden Golan / NME

“Pika jonë e përbashkët ishte se ne nuk donim të merrnim pjesë në Eurovision për t’u përdorur dhe stigmatizuar në një makinë propagande lufte në Izrael. Ne morëm pjesë për të krijuar një hapësirë ​​ku mund të bashkohemi në muzikë – në një situatë politike ku të gjithë zgjedhin anët dhe urrejnë njëri-tjetrin”.

Mbetet e paqartë se çfarë u negociua në fund dhe pse gjashtë vendet pranuan të merrnin pjesë në finalen e madhe.

You Might Also Like

Noizy bëhet 40-vjeç, Loredana dhe Blerim Destani shkaktojnë të qeshura me befasinë për ditëlindje

Madonna provokon në moshën 68-vjeçare, pozon me reçipeta transparente

Princi Harry rikthehet në Britani pas 6 vitesh: Fantastike të jem sërish në tokën britanike

Donna Dafi ndez skenën me “Good Morning”, kënga e re publikohet më 2 tetor

Shkurte Fejza injoron polemikat rreth fshirjes së këngës, interpreton “Mora Fjalë” para shqiptarëve në New York

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Deri më 22 qershor testim i gazsjellësit Shkup – Gostivar
Next Article Një vit nga sulmet në veri, Prokuroria Speciale hesht për mos-ngritjen e aktakuzave ndaj serbëve që ushtruan dhunë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?