By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Një vit nga sulmet në veri, Prokuroria Speciale hesht për mos-ngritjen e aktakuzave ndaj serbëve që ushtruan dhunë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Një vit nga sulmet në veri, Prokuroria Speciale hesht për mos-ngritjen e aktakuzave ndaj serbëve që ushtruan dhunë
Maqedoni

Një vit nga sulmet në veri, Prokuroria Speciale hesht për mos-ngritjen e aktakuzave ndaj serbëve që ushtruan dhunë

admin
Last updated: 31/05/2024 09:49
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Janë bërë një vit nga zgjedhja e kryetarëve shqiptarë në katër komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Zgjedhja e tyre në komunat përkatëse u shoqërua me tensione të shumta, ku grupe kriminale serbe protestuan dhunshëm duke mos kursyer asgjë, duke sulmuar gazetarët dhe ushtarët e KFOR-it, të cilët u përkujdesën për ruajtjen e rendit dhe qetësisë gjatë procesit të vendosjes së kryetarëve në detyrat tyre.

Nga sulmet e dhunshme pësuan 93 ushtarë të KFOR-it, disa prej tyre kishin marrë lëndime serioze nga dhuna e ushtruar nga grupet kriminale serbe.

Por, një vit pas, nuk është ngritur asnjë aktakuzë ndaj atyre që ushtruan dhunë dhe nxitën tensione.

Telegrafi ka nisur disa pyetje drejtuar Prokurorisë Speciale të Kosovës, lidhur me procesin e hetimeve për rastet e ndodhura në veri dhe pse deri tani ende nuk është ngritur asnjë aktakuzë.

Më konkretisht për protestat e dhunshme në muajin maj gjatë vendosjes së kryetarëve shqiptarë dhe për sulmin në muajin shtator, ku si pasojë e sulmeve u vra rreshteri, Afrim Bunjaku.

Prokuroria Speciale nuk është përgjigjur në pyetjet e dërguara nga Telegrafi dhe kjo nuk është hera e parë që kjo prokurori nuk deklarohet mbi këto raste.

Kritika në drejtim të Prokurorisë Speciale ka bërë para disa ditësh edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Kryeministri Kurti në deklarimet e tij ka thënë se nuk e kupton pse ende nuk është ngritur asnjë aktakuzë për sulmet e ndodhura, ku sipas tij, provat janë të qarta.

Vendosjen e autorëve të sulmit para drejtësisë e ka kërkuar edhe komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash.

Në njëvjetorin e sulmit ndaj KFOR-it në Zveçan, komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash ka theksuar se guximi i ushtarëve ndihmoi në stabilizimin e situatës në atë zonë dhe parandalimin e një përshkallëzimi të mëtejshëm të dhunës.

“Sot, ne nderojmë shërbimet dhe sakrificat e bashkëluftëtarëve tanë, të cilët vunë jetën e tyre në rrezik për t’i kryer detyrat e tyre për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në përputhje me mandatin… Guximi i tyre ndihmoi në stabilizimin e situatës në zonë dhe parandalimin e një përshkallëzimi të mëtejshëm të dhunës”, thuhej në reagimin e Ulutash, komandant i KFOR-it.

Lidhur me situatën në veri, analistët në Kosovë kanë vlerësuar se sulmet janë organizuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sipas tyre, situata në atë pjesë duhet të vëzhgohet pasi që Serbia ka qëllim rikthimin e tensioneve.

Gjithashtu, vlen të theksohet se për sulmin e ndodhur në shtator, ku u vra polici Afrim Bunjaku, përgjegjësinë për sulm e ka marrë ish-nënkryetari Milan Radoiçiq, dhe se ndaj tij nuk është ndërmarrë asnjë vendim.

Grupe kriminale serbe kishin hyrë ilegalisht në Kosovë gjatë muajit shtator,  ata vranë policin Afrim Bunjaku, derisa ishte në krye të detyrës.

Pas sulmit, policia ka konfiskuar sasi të madhe të armatimit në atë zonë.

Sulmet e ndodhur në veri u dënuan fuqishëm edhe nga ndërkombëtarët.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjashtë vende donin të tërhiqeshin nga Eurovisioni, vetëm 25 minuta para finales – përfshirë edhe Zvicrën
Next Article Klubi saudit i gatshëm të shpenzojë 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?