By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qeveria e re nuk do të bëj gabimet e qeverisë së kaluar!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Qeveria e re nuk do të bëj gabimet e qeverisë së kaluar!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Qeveria e re nuk do të bëj gabimet e qeverisë së kaluar!

admin
Last updated: 28/06/2024 19:30
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 qershor – Si çdo qeveri e re edhe kjo qeveri ka sfidat e reja mbase të gjithë e kanë të zakonshme zhargonin e njëjtë për sa i përket luftës kundër korrupsionit, por kësaj radhe si duket vërtetë do të ketë luftë konkrete që shihet dhe vlerësohet nga qytetarët. Kjo për të vetmen arsye për ta dëshmuar në vepër ndryshimin e thënë me deklarata të shumta para zgjedhjeve. Do të jetë ideale që lufta kundër korrupsionit të zhvillohet me të njëjtin ritëm si në kampin shqiptarë ngjashëm edhe në atë maqedonas. Qeveria qendrore është korruptuesja më e madhe biznesit. Zakonisht përpiqet ta korruptojë në mënyrë indirekte dhe kryesisht i kërkon para, përqindje tenderash, punësim apo promovim të dikujt, donacion për një parti politike, dhurata apo favore, shkruan Zhurnal.

Qeveria korrupton bizneset –

Qeveria qendrore është korruptuesja më e madhe biznesit. Zakonisht përpiqet ta korruptojë në mënyrë indirekte dhe kryesisht i kërkon para, përqindje tenderash, punësim apo promovim të dikujt, donacion për një parti politike, dhurata apo favore. Shumica e kompanive nuk e raportojnë atë, disa besojnë se do të dështojnë dhe disa nuk besojnë se do të ketë ndonjë efekt. Këtë e tregon anketa e kryer nga Oda ekonomike në mars të këtij viti, i cili i referohet vitit 2023.

Anketa e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut tregon se nga 130 kompani private të anketuara, nga më e madhja tek më e vogla, çdo të dytës i është kërkuar ryshfet nga 10-100 mijë euro. “Institucionet e pushtetit qendror janë më të korruptuarat dhe ato të pushtetit lokal me 22% të korrupsionit ndaj kompanive private me të cilat kanë bashkëpunuar.” Ata që kanë denoncuar korrupsionin në Prokurori mund të numërohen me gishta, dhe këto kompani deklaruan se vetëm prokurorët dhe auditorët nuk kanë kërkuar ryshfet, thuhet në rezultatet e anketimit të bizneseve private për çështje të korrupsionit.

Gjithsej 61 për qind e kompanive u përballën me korrupsion dy deri në pesë herë gjatë vitit, ndërsa më shumë se 20 për qind një herë. Në të njëjtën kohë, asnjë kërkesë korruptive nuk është raportuar në procedurën e Prokurorisë Publike apo kur dikush ka kryer auditim, në raste të tilla nuk ka pasur ofertë për ryshfet. Nga ata që nuk pranuan një kërkesë korruptive, 48 për qind thanë se kishte pasoja mbi biznesin. Kjo më së shumti u shpreh përmes zgjatjes së aktiviteteve të tyre.

Vendin e presin reforma të mëdha, sundim të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit –

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hirstijan Mickoski, tha se i vjen keq që qytetarët ishin dëshmitarë të sjelljes së deputetëve të Levicës, ku sipas tij, ata u munduan të bëjnë shoë dhe të tentojnë që të devalvojnë deputetët por edhe qytetarët të cilët masovikisht e kanë përkrahur qeverinë e ardhshme.

“Maqedoninë e Veriut presin vite të reformave zhvillimit dhe sundimit të së drejtës, vite kundër luftës kundër korrupsionit, për fat të keq do të jenë dëshmitarë edhe të disa personave të tillë të cilët do të nënçmojnë, ofendojnë dhe fyejnë…”, tha Mickoski.

Mickoski tha se unitetin shtetëror ata e refuzuan ndërsa bojkotuan edhe zgjedhjen e presidentes së re të shtetit. Duke aluduar në veprimet dhe sjelljet e Frontit Evropian dhe të Levicës të cilët edhe dje gjatë zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit pa çka se ishte i propozuar Afrim Gashi këta si parti opozitare të koordinuara lëshuan sallën e Kuvendit.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Pa qeverisje funksionale të së drejtës, Maqedonia e Veriut nuk mund të shpresojë për përparim në procesin e integrimeve evropiane, veçanërisht duke pasur parasysh se pika kyçe gjatë negociatave të cilat ende nuk kanë filluar është pikërisht kapitulli 23, gjyqësori dhe të drejtat e njeriut.

Perceptimi aktual i sistemit gjyqësor në Maqedoninë e Veriut është pasqyrim i asaj për të cilin vlerësohet se është skajshmërish i partizuar, institucionet e drejtësisë nuk funksionojnë, thënë thjesht, gjyqësori nuk e kryen funksionin e tij si autoritet i tretë, pra si korrigjues i legjislativit dhe ekzekutivit. Prandaj nuk duhet të habitemi me besimin jashtëzakonisht të ulët i qytetarëve në sistemin e drejtësisë, i cili tashmë ka rënë nën katër për qind, që është një fakt shkatërrues për një vend. Prandaj, në plotësimin e kirtereve të Kopenhagës për anëtarësim në BE është e domosdoshme edhe adaptimi i ligjeve të vendit kandidat me ato të BE-së, e kjo praktikë pra merret nga vendet evropiane të zhvilluara.

Për Maqedoninë e Veriut fokusi në vitin 2024 duhet të jetë në reforma. Reforma të cilat para së gjithash janë dhe mbi të gjitha do të jenë me kërkesë të qytetarëve dhe interesave të tyre. Rruga përpara, intensiteti i atyre reformave dhe përparimi drejt BE-së tani varet nga ne. Tani është momenti kur duhet të ndërlidheni në atë nxitje që ka ndodhur në vitin 2022 me fillimin e negociatave. /Zhurnal.mk

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Taravari priti në takim ambasadoren Aggeler
Next Article MPJ: Plotësisht i respektojmë detyrimet e ndërmarra nga marrëveshjet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?