Shkup, 31 korrik – Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi sot ka realizuar takim me Kler Harasti, drejtoreshë e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP) për Evropën Qendrore dhe Lindore, në të cilën është bërë fjalë për angazhimin e deritanishëm të kësaj organizate në Maqedoninë e Veriut, për rolin e saj gjatë miratimit të politikave sociale për mbështetjen gjatë formimit të Këshillit ekonomiko-social në vitin 2010, si dhe për implementimin e një sërë poltikave në tregun e punës.
Siç njoftuan nga Ministria, Durmishi theksoi se bashkëpunimi i afërt i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës me ONP nga tani e tutke do të jetë me rëndësi të veçantë për ne.

Siç potencoi ministri, me riorganizimin e ministrive, Ministria e Ekonomisë së Punës dhe Politikës Sociale i ndërmerr kompetencat nga sektori i punës, që do të thotë se fokus i kësaj ministrie në të ardhmen do të jetë përmirësimi i të drejtave të punëtorëve dhe krijimi i politikave për përmirësimin e tregut të punës në vend. Informoi se konform kësaj tani si ministër i Ekonomisë dhe Punës do të kryesojë edhe me Këshillin Ekonomiko-Social (KES).
“Si Qeveri, dialogu social është i një rëndësie të veçantë, gjegjësisht përfshirja e të gjitha palëve me rastin e krijimit të masave, duhet t’i kemi parasysh interesat si të punëtorëve ashtu edhe të sektorit të biznesit. Me riorganizimin e ministrive, Ministria e Ekonomisë dhe e Punës tani merr kompetencën për të përfaqësuar Maqedoninë e Veriut në ONP. Kjo do të thotë se ONP do të jetë partneri ynë i jashtëm më i rëndësishëm në fushën e punës, punësimit, sigurisë dhe shëndetit në punë, pagës minimale, standardeve ndërkombëtare të punës dhe përmbushjes së obligimeve ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut”, tha në takim ministri Durmishi.
Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se prioritetet kyçe të bashkëpunimit në të ardhmen do të jenë promovimi i dialogut social, krijimi i më shumë dhe më i mirë i vendeve të punës, si dhe tregu gjithëpërfshirës i punës.

Ministri i falënderua për mbështetjen e deritanishme për aktivitetet e ONP në Maqedoninë e Veriut për përmirësimin e të drejtave dhe kushteve të jetesës së punëtorëve në vendin tonë dhe shfaqi shpresë se bashkëpunimi i vendosur i sukssesshëm në të ardhmen do të thellohet në mënyrë plotësuese.
