By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Atë që nuk e arriti ta bënë Shaqir Fetahu për Shkollën e Mesme Islame “Isa Beu” në Shkup, do ta bënë VLEN-i
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Atë që nuk e arriti ta bënë Shaqir Fetahu për Shkollën e Mesme Islame “Isa Beu” në Shkup, do ta bënë VLEN-i
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Atë që nuk e arriti ta bënë Shaqir Fetahu për Shkollën e Mesme Islame “Isa Beu” në Shkup, do ta bënë VLEN-i

admin
Last updated: 02/08/2024 20:27
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 2 Gusht – Kryetari i Lëvizjes Besa dhe i komunës së Tetovës Bilall Kasami nëpërmjet një statusi në Fejsbuk ka theksuar nga mediat ka kuptuar se janë gënjyer besimtarët dhe nxënësit gjatë fushatës zgjedhore për gjoja akreditimin e Shkollës së Mesme Islame “Isa Beu” në Shkup.

Kasami zotohet se VLEN do të angazhohemi që ky problem dhe kërkesa e kahershme e nxënësve medresantë dhe prindërve të tyre, të gjejë zgjidhje.

“Sapo kuptova nga mediat se i paskan gënjyer besimtarët dhe nxënësit gjatë fushatës zgjedhore për gjoja akreditimin e Shkollës së Mesme Islame “Isa Beu” në Shkup.

Që kanë gënjyer 22 vite popullin politikisht e dimë, por edhe në baza fetare që do e bënin këtë, është e papranueshme.

I gënjyen? – Nxënësit me arsim të mesëm fetar nuk mund të regjistrohen në asnjë fakultet tjetër, përveç atyre fetare

Ndryshe Ministrja e Arsimit Vesna Janevska sqaroi për ALSAT ngërçin e krijuar me këtë kategori nxënësish dhe theksoi se edhe për këtë vit të ri akademik, ligji është i qartë: pavarësisht idesë për futjen e lëndëve shtesë në të dhe ndryshimin e karakterit të saj, Medreseja nuk mund të trajtohet dhe të ketë statusin si shkollat e mesme apo gjimnazet e tjera në vend.

“Është firmosur dokument në të cilin medreseja duhet të shndërrohet në gjimnaz privat. Kjo, sërish nuk nënkupton se ato që do të mësojnë në shkollë fetare do të mund të regjistrohen në fakultete. Vetëm ata që do të përfundojnë gjimnazin katërvjeçar sipas programeve shtetërore të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit do të mund të regjistrohen në fakultete. Thelbi nuk është ta ndryshojmë karakterin, thelbi është të kemi shtet të organizuar. Vlerësoj se është masë populiste sepse nuk ka bazë ligjore që t’u thuhet atyre fëmijëve se munden. Pra, këtë vit ata që përfunduan shkollat fetare nuk mund të regjistrohen në asnjë fakultet tjetër”, tha Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Më 26 mars të vitit 2024, kryeministri teknik Talat Xhaferi njoftoi me vendim të qeverisë se u gjet zgjidhje [për themelimin e shkollës së mesme private “Medreseja Isa Beu” në fshatin Kondovë të Shkupit e akredituar me status të rregullt të gjimnazit]. Xhaferi u fotografua edhe me kreun e BFI-së Shaqir Fetai, i cili pati shprehur mirënjohje për këtë zgjidhje.

“Me këtë status nxënësit e Medresesë do të kenë të drejtë të regjistrohen në të gjitha universitetet e vendit dhe jashtë vendit. Bashkësia Fetare Islame konsideratën që pas shumë vitesh Medreseja “Isa beu” akreditohet. falënderime të veçanta Qeverisë me në krye kryeministrin Talat Xhaferi, Ministrin e Arsimit Jeton Shaqiri, Byronë për zhvillimin e arsimit me në krye Drejtorin Abdulfeta Fetai, etj. Urime nxënës, medresantë të respektuar!”, thuhej nga BFI.

Asokohe ishte theksuar se kërkimi i zgjidhjeve kishte nisur që nga koha kur vetë Xhaferi kishte qenë kryetar parlamenti, duke themeluar një grupi pune për aspektet ligjore të statusit të Medresesë Isa Beu dhe kategorizimin e saj si gjimnaz i rregullt.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kasami përuron rrugën e re në fshatin Poroj
Next Article Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?