By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fillon debati treditor për ribalancin e Buxhetit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Fillon debati treditor për ribalancin e Buxhetit
Maqedoni

Fillon debati treditor për ribalancin e Buxhetit

admin
Last updated: 12/08/2024 07:56
By admin 9 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 gusnt – Në Kuvend sot fillon debati trefitor për ribaëancin e Buxhetit për vitin 2024. Propozimi i plotësuar për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit për vitin 2024, në lexim të dytë është pika e shtatë e rendit të ditës të seancës së 12-të parlamentare.

Konform Rregullores së Kuvendit, debati rreth propozimit për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit, gjegjësisht pas propozimit të plotësuar për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit në seancë të Kuvendit zgjat më shumë më së shumti tre ditë. Gjatë debatit, deputeti mund të flasë disa herë për gjithsej 20 minuta, ndërsa koordinatori i një grupi parlamentar gjithsej 30 minuta. Përfaqësuesi i Qeverisë mund të flasë disa herë, por jo më shumë se 30 minuta gjithsej.

Ribalanci e kaloi debatin e përgjithshëm dhe debatin e amandamenteve në Komisionin për Financim dhe Buxhet, në të cilin janë miratuar dy amendamente, pas çka Qeveria më 6 gusht e miratoi edhe ribalancin e plotësuar të Buxhetit me të cilin, siç bëri të ditur, sigurohen mjete plus – për paga edhe për furnizim të pajisjeve për më shumë institucione.

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, në një intervistë për Televizionin kombëtar këtë fundjavë deklaroi se me ribalancin e Buxhetit janë siguruar para për të gjitha obligimet që janë në përputhje me ligjin dhe ato do të servisohen.

“Presioni i madh në Buxhet vjen nga pagesa e garancive, gjegjësisht kredive për ndërmarrje të caktuara publike që nuk janë në gjendje t’i paguajnë”, theksoi Dimitrieska-Koçoska.

Në ribalancim, siç thotë ajo, është planifikuar të paguhet gjithçka që është në përputhje me ligjin dhe ndryshimet ligjore.

“Presion i madh që po i bëhet Buxhetit vjen nga pagesa e garancave, përkatësisht kredive për disa ndërmarrje të caktuara publike të cilat nuk janë në gjendje t’i kthejnë, potencoi minsitrja e Financave.

“Në ribalanc është planifikuar të paguhet tërë ajo që është në pajtim me ligjin dhe ndryshimet ligjore. Janë paraparë mjete edhe për obligimet e mbetura, të cialt edhe pse ishin vonuar, nuk ishin evidentuar fare në sistemin ESPEO të Ministrisë së Financave. Me atë rast i japim prioritet servisimit të asaj që është e sigurt për pagesë në pajtim me ligjin. Disa obligimeve të mbetura u bëhet revizion pas çka do të bëhen pagesat në pajtim me analizat e kosntatuara. Jemi në fazë kur mund të shpenzojmë aq sa do të paguajmë me qëllim që të mos krijojmë deficit shtesë buxhetor, i cili tashmë është rritur për 181 milionë euro”, tha ministrja.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ajo shtoi se peshë serioze paraqesin pagesat e garancave që ndikon në realizimin e investimeve.

“Bëhet fjalë për peshë serioze e cila i bëhet Buxhetot nga pagesa e garancave, sepse prë shkak të korrupsionit dhe krimit, disa ndërmarrje janë shkatërruar dhe e tërë kjo bëhet barrë për shtetin. Dhe në vend se të sigurojmë 100 milionë euro për investime në shëndetësi, arsim dhe të ngjashme, ne kthejmë garanca, përkatësosht kredi të ndërmarrjeve publike të cilat nuk janë në gjendje t’i kthejnë”, tha Dimitrieska-Koçoska dhe shtoi se kjo po ndodhë në momentin kur Buxheti është në gjendje të rëndë, ndërsa shteti si instancë e fundit duhet të sigurojë para për kthimin e kredive.

Për rritjen e paralajmëruar lineare të pensioneve konsideron se ajo është diçka që e meritojnë pensionistët.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Nëse dikujt me pension prej 13 mijë denarëve ia shtoni 5.000 denarë, do të thotë i jepni para për të mbijetuar, duke i apsur parasysh shpenzimet e rritura. Ne vetëm e ndryshojmë metodologjinë me të cilën fokusohemi që ata që kanë pensione më të ukëta, të marrin shumë më të madhe dhe me atë të pakësohet hendeku me pensionet më të larta”, tha ministrja e Financave.

Kredia bilaterale nga Hungaria, sipas ministres nuk i bën presion shtesë Buxhetot, sepse, siç tha, shuma prej 500 milionë eurove është paraparë nga Qeveria e kaluar.

“Atë që po bëjmë ne është sigurimi i parave më të lira. Përkatësisht nëse do të kishim shkuar me editim të eurobondit, do të kishim marrë mjete me normë interesi prej mbi 6%, ndërsa kjo kredi është me normë interesi prej 3,25 për qind”, tha Dimitrieska-Koçoska.

Në intervistën për televizionin nacional, ministrja theksoi se borxhi publik mund të jetë i qëndrueshëm përmes përballjes me ekonominë joformale dhe se aspekt i rëndësishëm është edhe në silën mënyrë shpenzohen paratë që merren hua, përkatësisht nëse ato shpenzohen për investime.

Javën e kaluar duke e elaboruar ribalancin e Buxhetit që e miratoi Qeveria, Dimitrieska-Koçoska theksoi se janë siguruar 5,1 miliardë denarë shtesë për pagesën e pensioneve, 800 milionë denarë për shfrytëzuesit e së drejtës për ndihmë minimale të garantuar, 1,7 miliardë denarë për shëndetësi, një miliard denarë për ZZHTI, 1,7 miliardë denarë për subvencione dhe transfere 437 milionë denarë shtesë për mbështetje direkte financiare në sektorin e bujqësisë, 437 milionë denarë shtesë për shujtat e studentëve, si dhe 207 milionë denarë për pagesën e bursave, ndërsa gjashtë miliardë denarë janë ndarë për projekte nëpër komuna.

Në seancën e djeshme parlamentare janë gjithsej 34 pika. Para deputetëve janë Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024, në procedurë të shkurtuar, si dhe Propozim llogaria përfundimtare e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2023. Duhet të shqyrtohen edhe Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen nga rrezatimi jonizues dhe sigurinë rrezatuese, Propozim ligji për ndryshime të Ligjit për fekondimin e asistuar biomjekësor, Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndërprerjen e shtatzënisë, Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për evidencat në fushën e shëndetësisë, Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për ndalimin e zhvillimit, prodhimit, ruajtja dhe përdorimi i armëve kimike, Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurinë në furnizimin me gjak, Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetin mendor, Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për zhvillim të vazhdueshëm profesional të doktorëve të mjekësisë, Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për sigurimin shëndetësor vullnetar, Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëritë tregtare, Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhimin e rrjedhave shtesë të mbetjeve, Propozim-ligji për shpalljen e pavlefshme dhe anulimin e akteve juridike, veprimeve, masave dhe pasojave juridike të procedurave të lustracionit, si dhe Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dekorata dhe njohje të Republikës së Maqedonisë, të gjitha në lexim të parë.

Ndër të tjera, në rend dite është edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Urbanistikë, me procedurë të shkurtuar, për të cilin deputetët e Të majtës kanë paralajmëruar se do të kërkojnë tërheqjen e debatit publik, ndërsa ka reaguar edhe Nisma O2.

Në rend dite të seancës së 12-të janë edhe shumë propozim ndryshime dhe plotësime të ligjeve nga sfera e kulturës, komunikacionit, planifikimit urbanistik, pyjeve, gjuetisë, sportit,… të cilët duhet të miratohen me procedurë të shkurtër, si dhe Propozim plani hapësinor për Parkun Kombëtar Pelister 2016-2030.

Kuvendi duhet t’i shqyrtojë edhe propozim -ligjet për shpalljen e Kanionit të Matkës dhe Liqenit të Ohrit si monumente natyre, si dhe Kënetës së Studençishtës Park Natyror.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Deputetët do ta shqyrtojnë nevojën për miratim të ndryshimeve të Ligjit për planifikim urbanistik, si dhe ligje të tjera në lexim të parë
Next Article Faza portokalli në gjithë territorin e vendit, Qeveria me rekomandime për parandalim

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?