By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Faza portokalli në gjithë territorin e vendit, Qeveria me rekomandime për parandalim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Faza portokalli në gjithë territorin e vendit, Qeveria me rekomandime për parandalim
Maqedoni

Faza portokalli në gjithë territorin e vendit, Qeveria me rekomandime për parandalim

admin
Last updated: 12/08/2024 07:58
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 gusht – Qeveria me kërkesë të Minsitrisë së Shëndetësisë solli rekomandime lidhur me valën e re të të nxehtit që pritet ta kaplojë shtetin në tre ditët në vijim pas informatave të marra nga Instituti për shëndet publik dhe meteo-alarmi i Drejtorisë për punë hidrometeorologjike.

Në rekomandimet për ulje të rreziqeve nga temperaturat e larta që i miratoi Qeveria në mbledhjen e sotme parashihet lirim nga obligimet e punës i kategorive më të ndjeshme të popullatës, përkatësisht gratë shtatzëna dhe personat në moshë mbi 60 vjeç prej 12.08.2024 deri 14.08.2024.

Në periudhën e njejtë, punëdhënësit t’i riorganizojnë aktivitetet e punës për punëtorët e ndërtimtarisë dhe të punëtorëve të cilët punojnë në ambiente të hapura, me atë që do të evitohet kryerja e punëve ndërtimore dhe aktiviteteve të tjera të punës në ambiente të hapura në periudhën prej orës 11 deri në orën 17.

Qeveria rekomandon edhe në institucionet për përkujdesje të fëmijëve (kopshte) të mos praktikohet aktiviteti fizik dhe të mos i nxjerrin fëmijët jashtë në periudhën prej orës 11 deri në orën 17.

Njëherit, njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqit të Kuq dhe Qendrat për punë sociale në rajonet e kapluara me valën e të nxehtit t’u ofrojnë ndihmë personave të moshaur, të pamundur dhe të pastrehëve.

Në kumtesën e shërbimit qeveritar për shtyp shtohet se duke pasur parasysh faktin se disa procese prodhuese dhe teknologjike mund të paraqesin rrezik shtesë për shënedtin e punëtorëve të ekspozuar, Qeveria i përkujton punëdhënësit për obligimin e respektimit të rregullave ligjore nga kjo fushë.

Nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, paraprakisht informuan se deri në fund të javës na pret mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë.

Moti i nxehtë është nën ndikim të masës shumë të nxehtë ajrore nga jugu, ndërkaq posaçërisht nxehtë do të jetë deri të mërkurën, kur temperatura ditore vende-vende do të tejkalojë 40 gradë Celsius dhe në disa vende do të aktivizohet niveli portokalli për rrezik nga temperaturat e larta.

Edhe krahas temperaturave të larta, nga DPHM kumtojnë se nga e mërkura deri të premten në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë dukuri lokale të destabilitetit me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima, erë të prëforcuar dhe kushte për stuhi të izoluar me reshje intensive të shiut të rrëmbyeshëm, erë të fuqishme dhe breshër.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Fillon debati treditor për ribalancin e Buxhetit
Next Article Qoftere me quinoa dhe perime

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?