By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nga kostot te marrja në dorëzim e të dy kampeve shqiptare, çfarë raportoi sot në interpelancë ministri italian?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Nga kostot te marrja në dorëzim e të dy kampeve shqiptare, çfarë raportoi sot në interpelancë ministri italian?
Shqipëri

Nga kostot te marrja në dorëzim e të dy kampeve shqiptare, çfarë raportoi sot në interpelancë ministri italian?

admin
Last updated: 13/08/2024 12:54
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Një javë para marrjes mbërritjes së emigrantëve të parë në portin e Shëngjinit, ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantendosi ka zhvilluar sot një interpelancë parlamentare ku ka raportuar mbi vonesat në ndërtimin e kampeve që do të presë azilkërkuesit në bazë të marrëveshjes me Italinë. Në një lidhje me Andi Nurajn në A2 CNN, gazetarja Alba Kepi, tha se ministri italian ka raportuar për shkaqet që çuan në vonesat e ndërtimit të kampit.

“Në Itali disa orë më parë është bërë interpelancë parlamentare e ministrit të Brendshëm, ku ka raportuar se kushtet gjeologjike të kampit të Gjadrit kanë shkaktuar këto vonesa iu shtohen edhe temperaturat e larta dhe reduktimi i orëve të punës. Në 20 gusht pritet të kryhet kolaudimi i parë dhe më 1 shtator ministri i Brendshëm italian të marrë në dorëzim kampin e Gjadrit. Nëse në portin e Shëngjinit kemi kampin hyrës-mbërritjen e emigrantëve, kampi i Gjadrit quhet qendra e qëndrimit të riatdhesimit që u është mohuar kërkesa e azilit dhe do t’u mundësohet replikimi”.

Kepi tha se brenda datës 20 gusht do të mbërrijnë 500 trupa të policisë italiane dhe 15 trupa të policisë së burgjeve. Sa u takon azilkërkuesve në Shqipëri do të mbërrijnë vetëm meshkuj.

“Brenda datës 20 gusht pritet të mbërrijnë 500 trupa të policisë karabinierë dhe Guardia di Finanza që do të menaxhojnë sigurinë në kamp dhe 15 trupa të policisë së burgjeve. Presim që pas dy shtyrjeve të hapjes së kampeve që 1 shatorit të jetë data e dorëzimit të këtyre kampeve në duart e Ministrisë së Brendshme italiane dhe nisjes së procedurave të transferimit të emigrantëve drejt portit të Shëngjinit. Nuk do të mbërrijnë gra shtatzëna,  vetëm burra të gjinisë mashkullore”.

Përsa u përket kostove, të cilat shkojnë 670 milionë euro për 5 vjet dhe që kanë ngjallur polemika në Itali, Kepi tha se dërgimi i azilkërkuesve në Shqipëri do të lehtësoje financat italiane. Duke iu referuar edhe ministrit italian, deri më tani Italia ka një kosto prej 1 miliard e 700 milionë euro në vit për zgjidhjen e çështjeve të emigracionit.

‘Kosto që vijon e fryhet se kushtet gjeologjike të kampit të Gjadrit bëjnë që të rritet kosto. Interpelanca e orëve të fundit e ministrit italian; kosto vjeçare do të jetë për Italinë 160 milionë euro. Deri më tani Italia ka një kosto prej 1 miliard e 700 milionë euro në vit për zgjidhjen e çështjeve të emigracionit dhe ky pakt do të lehtësojë këtë peshë financiare edhe pse opozita italiane e kundërshton forcërisht. Polemika e madhe që hedh opozita është që; kemi reduktim të emigracionit ilegal dhe pse duhej kjo marrëveshje ku financat mund të shfrytëzoheshin në sektorin publik të infrastrukturës, arsimit e kulturës”.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BE: Planifikojmë që statusin e urës së Ibrit ta fusim në agjendën e bisedimeve në Bruksel
Next Article U zhdukën 2 mijë artefakte, Muzeu Britanik pranon se ka thyer ligjin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?