By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha flet për herë të parë për humbjen e Trump, kreu i PD-së jep analizën e tij
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha flet për herë të parë për humbjen e Trump, kreu i PD-së jep analizën e tij
Shqipëri

Berisha flet për herë të parë për humbjen e Trump, kreu i PD-së jep analizën e tij

admin
Last updated: 05/11/2026 21:46
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar për herë të parë humbjen e pozicioneve të republikanëve në Kongres dhe Senat në SHBA, duke dhënë edhe analizën e tij për faktorët që, sipas tij, ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve.

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, Berisha deklaroi se vota e amerikanëve është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve, të cilën e lidhi me dy faktorë: tarifat tregtare dhe luftën me Iranin, veçanërisht përdorimin e Ngushticës së Hormuzit si armë strategjike.

“Populli amerikan, fatlum që zhvillon zgjedhje të lira dhe të ndershme, votoi për kandidatët që ai konsideron dhe politikat që i konsideron më të mira”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, analiza e rezultatit duhet të nisë nga ndikimi ekonomik që këta dy faktorë kanë pasur te qytetarët amerikanë.

“Shkaku themelor i këtij ndryshimi të madh ka qenë rritja e çmimeve nga dy faktorë kryesorë.Faktori tarifë dhe faktori Hormuz. Lufta me Iranin dhe përdorimi nga Irani si armë strategjike i Ngushticës së Hormuzit. Pra, të dy këta faktorë janë shoqëruar me rritje çmimesh reale në Shtetet e Bashkuara”, deklaroi kreu i PD-së.

I pyetur nëse ndryshimi i balancave politike në Kongres dhe Senat mund të ndikojë në marrëdhëniet e tij me administratën amerikane, Berisha u përgjigj se nuk pret asnjë ndryshim.

Ai përmendi në këtë kontekst edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama për demokratët amerikanë dhe Donald Trump.

“Asgjë nuk ndryshon në raportin tim me këtë administratë. Duhet t’i druhet pak Edi Rama, që vetëm tre javë më parë deklaroi demokratët dhe Bidenin tradhtarë të Hashim Thaçit, dhe vetëm dy javë më parë u çoi atyre mesazhin se ‘nuk e mundni dot Donald Trumpin me vota dhe kërkoni ta mundni me Zvërnecin’. Kështu që Sali Berisha është konstant”, tha ai.

Berisha foli gjithashtu për marrëdhëniet me ambasadën amerikane në Tiranë dhe mungesën e tij në pritjen e ambasadorit të ri amerikan. Ai pretendoi se nuk ka qenë i pranishëm në shumicën e ceremonive të mirëseardhjes për ambasadorët amerikanë që kanë shërbyer në Shqipëri.

“Në pritjen e ardhjes së tij, të mirëseardhjes së tij, kam qenë vetëm njëherë tek një ambasador. Vetëm në një rast! Në shtatë raste apo tetë raste s’kam qenë”, deklaroi Berisha.

Ndërsa për kontaktet me ambasadën, ai tha se Partia Demokratike është e hapur për komunikim dhe se përfaqësuesit e saj paraqesin vazhdimisht qëndrimet mbi zhvillimet në vend.

You Might Also Like

Nis rikonstruksioni i banesës së familjes së Fatjonit 10-vjeçar në Korçë

Resortet miks, qeveria vendos kufirin! 40% e ndërtimeve mund të përdoren për banim, pjesa tjetër për turizëm

‘E kam shoqe shefen e SHISH!’ Detaje nga dosja ‘Agasi’, zbulohen kontakte me 2 izraelitë

Hoxha takim me Presidentin e Senatit të Rumanisë: Forcim i bashkëpunimit institucional

Zgjedhjet e 9 majit, KQZ synon projekt-pilot për votimin nga banesa për personat me aftësi të kufizuara

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zelensky, apel Spanjës dhe Amerikës Latine për të mbështetur sistemin energjetik të Ukrainës
Next Article SHBA-të vendosin sanksione të reja ndaj ushtrisë kubaneze dhe rrjeteve të transportit energjetik
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?