By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministri Limani për vizitë në SOS Fshatin e fëmijëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ministri Limani për vizitë në SOS Fshatin e fëmijëve
Maqedoni

Ministri Limani për vizitë në SOS Fshatin e fëmijëve

admin
Last updated: 22/08/2024 19:21
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 gusht – Ministri i Politikave Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, sot vizitoi Fshatin SOS për Fëmijë në Shkup.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm, rezultatet e arritura, dhe u dhanë propozime për përmirësimin e shërbimeve që ofron kjo institucion, njoftoi Ministria e Politikave Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

Fshati SOS për Fëmijë është ofrues i licencuar dhe i autorizuar i shërbimeve, me të cilin Ministria ka nënshkruar një marrëveshje për ofrimin e ndihmës dhe mbështetjes profesionale për familjet kujdestare përmes Qendrës për Mbështetje të Familjeve Kujdestare. Përveç kësaj, Fshati SOS për Fëmijë është gjithashtu ofrues i licencuar dhe i autorizuar i shërbimit për jetesën me mbështetje për të rinjtë pa prindër dhe pa kujdes prindëror, të vendosur në 4 shtëpi të vogla grupore në lagje të ndryshme të Shkupit, me mbështetje financiare nga Ministria.

Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e kujdesit dhe rolin e familjeve kujdestare si formë më e afërt me familjen, prej nga buron dhe zhvillimi i duhur i fëmijëve pa prindër ose pa kujdes prindëror.
Ministri Limani shprehu gatishmërinë për ndërtimin e një marrëdhënie partneriteti me Fshatin SOS për Fëmijë në krijimin e zgjidhjeve ligjore dhe përmirësimin e kujdestarisë, një formë që në vitet e fundit ka shënuar përvoja pozitive.

Drejtoresha Kombëtare e Fshatit SOS për Fëmijë, Julijana Gapo, përshëndeti ristrukturimin e ri të ministrisë, ku tani në fokus janë temat e mbrojtjes sociale dhe të rinjtë. Ajo theksoi rëndësinë e vazhdimit të procesit të deinstitucionalizimit dhe zbatimit të tij të vazhdueshëm, pasi përgjegjësinë ndaj fëmijëve që kanë nevojë për mbështetje e kemi të gjithë në shtet.

Ministri Limani shfrytëzoi rastin për të vizituar një familje kujdestare, për t’u njohur dhe për të biseduar me ta për çështjen e kujdesit.

Qendra për Mbështetje të Familjeve Kujdestare e Fshatit SOS për Fëmijë, së bashku me Qendrën për Mbështetje të Familjeve Kujdestare në Shtëpinë e Fëmijëve “11 Tetori” në Shkup dhe Shtëpinë për Foshnje dhe Fëmijë të Vegjël në Manastir, ofrojnë mbështetje për familjet kujdestare në të gjithë territorin e shtetit tonë.

Aktualisht, në shtet kemi gjithsej 369 familje kujdestare, në të cilat janë kujdesur 598 fëmijë.

You Might Also Like

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article A po humbë qeveria kot kohë duke pritur Danellën? Vështirë se ajo mund të përmirësojë atë që nuk e rregulloi për tre vite!
Next Article Ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar do të ishin garanci se nuk do të ketë bllokada të reja, korniza e negociatave nuk ndryshon

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?