By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: SBASHK dhe Këshilli i Prindërve diskutojnë për kërkesat në arsim, paralajmërohen veprime sindikale nga mesi i shtatorit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > SBASHK dhe Këshilli i Prindërve diskutojnë për kërkesat në arsim, paralajmërohen veprime sindikale nga mesi i shtatorit
Maqedoni

SBASHK dhe Këshilli i Prindërve diskutojnë për kërkesat në arsim, paralajmërohen veprime sindikale nga mesi i shtatorit

admin
Last updated: 28/08/2024 15:56
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve të Kosovës vizituan të mërkurën Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), për të diskutuar gjendjen aktuale në arsim dhe mundësitë për zgjidhjen e kërkesave të anëtarësisë pa ndërmarrjen e veprimeve sindikale.

Në një njoftim për media, SBASHK bëri të ditur se në takim ishin të pranishëm kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, nënkryetarja Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri, të cilët informuan Këshillin e Prindërve të Kosovës mbi sfidat me të cilat po përballet arsimi në vend.

“Kemi shqetësime të thella për qasjen e gabuar të Qeverisë ndaj sindikatave dhe ndaj dialogut, i cili po mungon dhe kjo ka krijuar pakënaqësi në radhët e anëtarësisë,” thanë përfaqësuesit e SBASHK-ut gjatë takimit, duke shtuar se janë shtuar zërat për veprime sindikale nëse nuk gjendet një zgjidhje për kërkesat legjitime të mësimdhënësve.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve, përfshirë kryetarin Besnik Dragusha, nënkryetarin Visar Islami dhe sekretarin Enver Balaj, shprehën mirëkuptim për shqetësimet e SBASHK-ut, por theksuan rëndësinë e vazhdimit të dialogut për të shmangur grevat.

“E kuptojmë situatën, por kërkojmë që të shtohen angazhimet për dialog në mënyrë që të gjendet një zgjidhje e drejtë pa nevojën për veprime sindikale,” thuhet në njoftim.

SBASHK-u njoftoi se do të vazhdojë përpjekjet për dialog me institucionet, por nuk përjashtoi mundësinë e veprimeve sindikale nga mesi i shtatorit nëse dialogu nuk jep rezultatet e pritshme.

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kina dhe vendet ishullore të Paqësorit punojnë së bashku për të përmirësuar menaxhimin e fatkeqësive
Next Article Medresantët të shqetësuar për fatin e tyre, kanë shumë pyetje për kreun e BFI-së Shaqir Fetahu, ende asnjë përgjigje!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?