By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lufta ndaj krimit dhe korrupsionit, Selmani: Të fillohet nga Gruevski
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Lufta ndaj krimit dhe korrupsionit, Selmani: Të fillohet nga Gruevski
Maqedoni

Lufta ndaj krimit dhe korrupsionit, Selmani: Të fillohet nga Gruevski

admin
Last updated: 28/08/2024 19:01
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 gusht – Luftën kundër krimit dhe korrupsionit që paralajmëron kryeministri Hristijan Mickoski, eksperti juridik Bashkim Selmani e sheh reale, vetëm nëse ajo do të fillonte nga ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, i cili sipas Selmanit me veprat e tija dëmtoi rëndë buxhetin dhe qytetarët. Fatkeqësisht sa më shumë që flitet për krimin dhe korrupsionin në publik, aq është më e vështirë për t’u gjetur e drejta dhe e vërteta institucionale, shprehet Selmani.

“Kryefjala kryesore është nga ish-kryeministri Gruevski, i cili në përgjithësi barti me vete miliona dhe sot e kësaj dite, dëmi që shkaktoi për ardhmërinë e vendit dhe shtetit as që diskutohet. Pra nëse do të fillohet të luftohet krimi dhe korrupsioni do të duhej të ndahet në disa faza dhe dëmi që është shkaktuar pikërisht do të fillonte nga Gruevski. Çdo deklaratë që aktualisht bëhet nga kryeministri janë vetëm deklarata të cilat në kontinuitet shprehin dëshirë, por jo dhe të gjendet strategjia e përbashkët institucionale dhe të vihen në funksion të gjitha këto institucione autonome, siç është Prokuroria.”, – deklaroi eksperti juridik, Bashkim Selmani.

Për shkak të kritikave të shumta nga ndërkombëtarët dhe besimin e ulët të qytetarëve në gjyqësor, kryeministri Mickoski, rrugëdaljen dhe realizmin e reformave e sheh edhe në shpërbërjen e tërësishme të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve, që nuk u mbështet nga ndërkombëtarët. Edhe pse në RMV evidentohet një numër i madh i gjykatësve të shkarkuar për ushtrim joprofesional dhe të pakujdesshëm të profesionit, megjithatë të paktë janë ata që janë shpallur fajtorë me vendim të prerë gjyqësor. Ndërkohë për shkak të ndryshimeve të fundit të Kodit Penal, për një numër të madh të ish-funksionarëve të akuzuar për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare, lëndët u vjetërsuan.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mexhiti për RTSH: Kryeministri Mickoski së shpejti në Tiranë
Next Article Vazhdon hetimi për Lotarinë Shtetërore, hetuesit “krehin” vendimet dhe kontratat

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?