By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Balluku: Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut nis punën në 200 kilometrat e parë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Balluku: Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut nis punën në 200 kilometrat e parë
Shqipëri

Balluku: Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut nis punën në 200 kilometrat e parë

admin
Last updated: 05/09/2024 14:09
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Në Qendrën Kombëtare të Monitorimit të Trafikut po kryhen punimet e fundit për instalimin e sistemeve kompjuterike, përmes së cilave do të kryhet monitorimi 24 orë në 7 ditë të javës i disa prej akseve rrugore kryesore të vendit.

Fillimisht nis monitorimin e 200 kilometrave të para, ku përfshihet aksi rrugor Tiranë-Elbasan, i gjithë aksi nga Tirana deri në Vlorë, si dhe segmenti Vorë – aeroporti i “Nënë Tereza”, për të vijuar më tej edhe me segmentet e tjera rrugore.

Kjo qendër do të ketë pjesë të saj punonjës nga ARRSH, DPSHTRR, Policia e Shtetit, Ministria e Mbrojtjes, AKSHI dhe Urgjenca Kombëtare, të cilët do të përpunojnë në kohë reale të gjitha të dhënat që do të vijnë përmes kamerave, që do të instalohen në disa nga pika kyçe të akseve rrugore.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, ndoqën nga afër punimet e realizuara në këtë Qendër.

Balluku e cilësoi QKMT si një prej projekteve më të rëndësishëm dhe inovatore, ku pjesë e së cilës do të jenë disa agjenci të shtetit shqiptar, me fokus rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Afro 200 punonjës do të jenë pjesë e kësaj Qendre të cilët do të mbikëqyrin në kohë reale akset rrugore të vendit.

“Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut, një nukël e re e cila do të përfshijë brenda saj 4 nga ministritë kryesore me agjencitë përkatëse që ndikojnë në trafikun rrugor shqiptar, por edhe në disa komponentë të tjerë që sigurisht kanë të bëjnë me sigurinë rrugore. Bëhet fjalë për një Qendër model, një Qendër moderne e cila do të kontrollojë trafikun në akset kombëtare. Nisim me 200 kilometrat e parë dhe bëhet fjalë për akset më të rëndësishme”, u shpreh Balluku.

Të dhënat që kjo qendër do të administrojë, shtoi më tej zëvendëskryeministrja, do të shërbejnë edhe si një udhërrëfyes për projektet e ardhshme në infrastrukturën rrugore, si dhe do të evidentojë edhe pikat ku duhet ndërhyrë për të përmirësuar parametrat e sigurisë.

“I gjithë procesi që do të ndodhë këtu do të shërbejë edhe si një udhërrëfyes i bazuar në raporte, në data dhe në fakte, për të përmirësuar cilësinë e sistemit tonë rrugor dhe nga ana tjetër për të përmirësuar edhe të gjithë punën e njësive operacionale, qofshin këto të Policisë Rrugore apo të drejtorive rajonale të ARRSH-së. Kështu që këtu kemi disa komponentë të rëndësishëm që do të na ndihmojnë në punën tonë për të rritur sigurinë rrugore, por nga ana tjetër për të bërë investime në mënyrën e duhur dhe për të eliminuar të gjithë ato problematika që sot mund të ketë sistemi rrugor”, vijoi më tej Balluku.

Drejtori i ARRSH bëri të ditur se me përfundimin e instalimit të sistemeve kompjuterike do të nisë faza e testimit të QKMT, por edhe kamerave që do të instalohen në akset rrugore, numri i të cilave do të jetë rreth 150.

“Kemi përfunduar punimet për ndërtimin e godinës. Aktualisht jemi në terren në 200 kilometrat e parë për instalimin e kamerave apo tabelave VMS që do të shërbejnë për të njoftuar qytetarët në lidhje me trafikun. Tre mujorshin e parë të vitit që vjen do të jemi në fazën e testimit të të gjithë pajisjeve, si dhe Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut”, tha Gjyli.

Krahas punimeve në godinën e QKMT po punohet edhe në akset rrugore ko do të vendosen kamerat dhe monitorët./ATSH/

You Might Also Like

Shqipëria i reagon Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, Hoxha: Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik

Berisha: Katër televizione kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës vetëm 4 orë

Strehimi social, Ibrahimaj publikon dokumentet që duhen për aplikim

Berisha: Deklarata e Zelenskyt për Kosovën në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare

Karakaçi inspekton Albcontrol: Mbi 240 mijë fluturime deri në korrik, masa të shtuara për të përballuar fluksin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Manastirliu në shkollën speciale “Luigj Gurakuqi”: Krijohen 3 qendra burimore
Next Article Begaj nga Estonia: Linja direkte ajrore Talin-Tiranë rrit shkëmbimet ekonomike e turizmin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?