By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Begaj nga Estonia: Linja direkte ajrore Talin-Tiranë rrit shkëmbimet ekonomike e turizmin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Begaj nga Estonia: Linja direkte ajrore Talin-Tiranë rrit shkëmbimet ekonomike e turizmin
Shqipëri

Begaj nga Estonia: Linja direkte ajrore Talin-Tiranë rrit shkëmbimet ekonomike e turizmin

admin
Last updated: 05/09/2024 14:09
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ndodhet sot në Estoni në vijim të vizitave shtetërore që ka ndërmarrë në Republikat Baltike.

Ai u prit me një ceremoni shtetërore në pallatin presidencial Kadriorg në Talin nga homologu estonez, Alar Karis, me të cilin zhvilloi takimin kokë më kokë dhe më pas atë me praninë e delegacioneve përkatëse.

Forcimi i marrëdhënieve dypalëshe, finalizimi i procesit për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, zgjerimi i Unionit në Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimi për sigurinë kibernetike, Ukraina dhe reagimi kundër agresionit rus, ishin në fokus të bisedës në takimin kokë më kokë mes Presidentëve të dy shteteve.

Begaj shprehu besimin se kjo vizitë do të rrisë bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë, si: turizmi, energjetika, siguria kibernetike, shërbimet elektronike dhe në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit.

Kreu i Shtetit e konsideroi lajm të mirë vendosjen e linjës së re të përhershme Air Baltik midis Talin dhe Tiranës.

“Linja direkte shkurton distancën, rrit shkëmbimet ekonomike, turizmin dhe afron më shumë dy popujt”, vlerësoi Presidenti Begaj.

Veç mundësive për rritjen e turizmit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, theksoi faktin se mes dy shteteve ka ende hapësira për rritjen e investimeve estoneze në Shqipëri, si në energji, bujqësi, në fushën e teknologjisë së informacionit dhe në atë kibernetike.

Në takim u vlerësua ndihma estoneze ndaj Shqipërisë përballë pasojave nga sulmi kibernetik i vitit 2022 dhe, në këtë aspekt, Presidenti Begaj theksoi se ky bashkëpunim mund të thellohet përmes akademisë estoneze për trajtimin dhe kualifikimin e të rinjve shqiptarë në fushën kibernetike. Si dy vende në NATO, Shqipëria dhe Estonia janë të përkushtuara të avancojnë agjendën e bashkëpunimit për mbrojtjen kombëtare dhe hapësirën e përbashkët kibernetike.

Për sa i përket procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, Presidenti Begaj i shprehu Presidentit Alar Karis mirënjohje për mbështetjen, ndërsa kërkoi që Estonia të jetë më prezente në Shqipëri me ekspertizën e saj për integrimin, si një shtet në pararojë në Bashkimin Evropian për reformën administrative.

“Shqipëria është pjesë e Evropës, theksoi Presidenti Begaj, duke nënvizuar reformat në të mirë të qytetarëve, të cilat do të mundësojnë finalizimin sa më shpejt të anëtarësimit në Union”, – u shpreh Presidenti Begaj.

Një tjetër sfidë për vendet e Ballkanit Perëndimor është përballja me influencën ruse pas agresionit në Ukrainë. Presidenti i Shqipërisë i shprehu Presidentit të Estonisë falënderim për mbështetjen ndaj Kosovës në përpjekjet e saj për t’u anëtarësuar në strukturat Euroatlantike dhe organizatat ndërkombëtare.

Në lidhje me Ukrainën, Kreu i Shtetit rikonfirmoi mbështetjen pa kushte të Ukrainës në këtë përballje me agresionin e padrejtë e të pajustifikuar rus, duke e argumentuar këtë qëndrim aktiv me ndjekjen e parimit të respektimit dhe vendosjes së rendit ndërkombëtar bazuar në rregulla.

Presidenti Begaj mori përgëzime për këtë rol të Shqipërisë nga homologu estonez Alar Karis, të cilin e njohu me rritjen e mëtejshme të buxhetit në mbrojtje në funksion të ruajtjes së paqes. Në lidhje më këtë çështje dhe objektivat e tjera si aleatë në NATO, Presidenti Begaj bisedoi në një takim të veçantë me Ministrin e Mbrojtjes së Estonisë, z. Hanno Pevkur.

Gjatë vizitës në Talin, Presidenti i Republikës,  Bajram Begaj, i shoqëruar nga homologu estonez, Alar Karis, zhvilloi një vizitë në Memorialin e Viktimave të Komunizmit në Maarjamäe, ku nderoi të rënët me një buqetë lulesh./ATSH/

You Might Also Like

Rama njofton daljen me një mesazh para kombit

‘Shuhet’ fotoreporteri ‘legjendar’ italian, Luca Turi! Përjetësoi eksodin dramatik të shqiptarëve me anijen ‘Vlora’

Reforma e re gati brenda vitit! Zv.ministrja zbulon ndryshimet nga rritja e moshës për të dalë në pension deri te skema private

“Në Francë kryeministri largohet nëse bën një të keqe, Rama ka bërë me mijëra”, emigranti: Të ikë sa më parë, protestuesit të bashkuar deri në fund

Mbyti me duar bashkëshorten në vitin 2015, humb jetën i dënuari në Burgun e Reçit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Balluku: Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut nis punën në 200 kilometrat e parë
Next Article Plotësohen 100 kuotat për pranim në Akademinë e Sigurisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?