By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit kërkon përgjegjësi për Sanja Llukarevskën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit kërkon përgjegjësi për Sanja Llukarevskën
Maqedoni

Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit kërkon përgjegjësi për Sanja Llukarevskën

admin
Last updated: 05/09/2024 19:19
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 shtator – Anti-korrupsioni ka dorëzuar nismë në Prokurorinë Publike për ndjekje penale për ish drejtoreshën e Drejtorisë së të hyrave publike, Sanja Llukarevska. Nisma ka të bëjë me veprën penale “Punë të pandërgjegjshme në shërbim”.

“Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit ka hapur rast pas kallëzimit për shkelje të dispozitave ligjore në procesin zgjedhor në DAP, duke marrë vendime për sistemimin e punonjësve dhe duke lidhur kontrata të reja pune për 978 punonjës në Drejtorinë e të ardhurave publike”, thonë nga KSHPK.

Tre ditë më parë, drejtoresha e re e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Elena Petrova raportoi për punësimin e paligjshëm në periudhën parazgjedhore. Me këtë rast, Petrova tha se ish drejtoresha Llukarevska ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme duke marrë vendim me të cilin punonjësve në shkurt gjatë procesit zgjedhor u janë ndërprerë kontratat e vjetra dhe më pas kanë lidhur kontrata të reja për paga më të larta me të cilat kanë kaluar nga nëpunës administrativ në nëpunës tatimor, por vetëm në letër. Më pas Inspektorati shtetëror i punës ka konstatuar “paligjshmëri në vendimin kolektiv për ndërprerjen e kontratave të vjetra” kurse punonjësit janë urdhëruar t’i kthejnë paratë e rritjes së pagave.

“Jam përballur dhe duhet të zbatoj urdhrin e Inspektoratit të punës që urdhëron anulimin e vendimit me të cilin drejtorja e mëparshme e DAP në muajin shkurt ka anuluar kontratat e punës për të gjithë punonjësit e Drejtorisë si dhe ka urdhëruar të vazhdojnë punën deri në lidhjen e kontratave të reja sipas rregullores së re të brendshme. Anulimi i këtij vendimi tani nënkupton anulimin e të gjitha pasojave juridike të tij, do të thotë se do të anulohen kontratat e lidhura me punonjësit pas shpalljes së zgjedhjeve, gjë që ndikon edhe në pagat e paguara për punonjës të caktuar”, u shpreh Elena Petrova- drejtoreshë e DAP-it.

Ish drejtoresha Llukarevska beson se avancimi i punonjësve nga nëpunës administrativ në nëpunës tatimor ishte kryesisht në përputhje me Ligjin për DAP-in. Ajo shtoi se me transferimin e punonjësve në nëpunës tatimor, kanë zgjidhur “problem të madh” në DAP dhe nëse nuk do ta bënin brenda afatit ligjor, punonjësit mund të kishin paditur dhe ajo mund të kishte përgjegjësi penale.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Rasti i dytë i lisë në vend
Next Article Gjendet i vdekur një person në Gjevgjeli

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?