By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Janevska: Asistentë për fëmijët me nevoja ndryshe do të ketë, ftoj shkollat të shpallin konkurset për angazhimin e tyre
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Arsimi dhe Shkenca > Janevska: Asistentë për fëmijët me nevoja ndryshe do të ketë, ftoj shkollat të shpallin konkurset për angazhimin e tyre
Arsimi dhe ShkencaMaqedoni

Janevska: Asistentë për fëmijët me nevoja ndryshe do të ketë, ftoj shkollat të shpallin konkurset për angazhimin e tyre

admin
Last updated: 05/09/2024 19:23
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 shtator – Fëmijët me aftësi të kufizuara kanë dhe do të kenë asistentë. Tashmë janë siguruar 815 asistentë, ndërsa për 200 asistentë pritëm ribalancin e buxhetit për t’i siguruar mjetet. Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) e përfundoi punën e saj, ndërsa shkollat me qendra burimore e shpallin konkursin për angazhimin e tyre, porositi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska.

“Ata duhej të kishin planifikuar se kur ta shpallin konkursin, kur t’i publikojnë konkurset në gazeta, sepse dëgjoj që thonë se MASH duhej t’u tregojë se kur t’i shpallin konkurset. Pse vendosim drejtorë në shkolla nëse nuk i dinë obligimet e tyre bazë”, tha Janevska në përgjigje të pyetjes gjatë vizitës së sotme në kompaninë e Shkupit “KAZ grup”, ku zbatohet puna praktike për arsimin dual.

Sot, siç tha, nënshkruhen marrëveshjet me 815 asistentë, ndërsa konkursi për 200 asistentë është në vijim.

“Apeloj te prindërit, te udhëheqësitë e shkollave dhe mësimdhënësit se asnjë fëmijë nuk duhet të qëndrojë në shtëpi. Të gjithë duhet të pranohen në shkolla. Ka mësimdhënës, ka ekipe gjithëpërfshirëse, ka psikologë, pedagogë, defektologë, diku ka edhe sociologë – ata duhet të përgatiten për t’i pranuar fëmijët. Asistentë do të ketë edhe këtë herë dhe do të jenë në numër edhe më të madh. Vitin e ardhshëm do të ketë numër ende më të madh nëse ka nevojë”, theksoi Janevska.

Gjendjen me tekstet shkollore e vlerësoi si të shkëlqyer.

“Drejtorët, mësimdhënësit dhe kujdestarët e klasave obligohen të kërkojnë aq tekste sa kanë nevojë. MASH dhe Byroja për Zhvillim të Arsimit njoftuan se për cilat lëndë duhen, ndërsa për cilat nuk duhen tekste. Për lëndët zgjedhore, pjesët e konceptit të ri të cilat ne si Qeveri i pranojmë, nuk duhet të kenë tekste, por nxënësit përmes punës interaktive mes tyre dhe me mësimdhënësin do t’i fitojnë dituritë. Nëse drejtorët nuk kanë porositur tekste të mjaftueshme do t’u thuhet se kanë gabuar”, tha Janevska.

Ajo saktëson se MASH hap sistem informativ ku thotë regjistroni se sa tekste ju duhen, ndërsa drejtorët obligohen për çdo shkollë të tregojnë se sa tekste u nevojiten me numrin e saktë.

“Ne nuk ua kemi ndaluar të llogarisin 2 deri në 3 për qind më shumë, përkundrazi kemi vendosur që t’u japim dyfishin e numrit që kanë kërkuar dhe ky është rregull dhe unë si ministre dhe askush nga MASH nuk mund të heq dorë nga ai rregull. Nëse drejtorët nuk e kanë kryer punën e tyre, nuk është përgjegjësi e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, por do të bëjmë përpjekje nëse ka tepricë të librave diku që të sigurojmë një tekst shkollor aty ku nuk ka”, theksoi Janevska.

Ajo theksoi se është bërë gjithçka që mund të bëhet në 70 ditët e kaluara të mandatit të Qeverisë së re, por jo gjithçka mund të zgjidhet që është lënë si problem nga qeveria e kaluar.

“Me buxhetin për vitin e ardhshëm është paraparë gjithçka dhe të gjitha lehtësimet për nxënësit dhe prindërit sepse arsimi, studentët dhe prindërit janë fokusi ynë”, theksoi Janevska.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ganiu dhe Iseni në Turqi, takojnë kryetarin e komunës Odunpazar, Kazım Kurt
Next Article Zjarret në pyjet Mukos dhe Babuna e ndotën ajrin në Veles

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?