By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tajani: Nëse ne si BE nuk i japim dorën Maqedonisë së Veriut, Kina dhe Rusia do ta bëjnë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Tajani: Nëse ne si BE nuk i japim dorën Maqedonisë së Veriut, Kina dhe Rusia do ta bëjnë
MaqedoniTOP LAJM

Tajani: Nëse ne si BE nuk i japim dorën Maqedonisë së Veriut, Kina dhe Rusia do ta bëjnë

admin
Last updated: 11/09/2024 10:00
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 11 shtator – Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani tha se Bashkimi Evropian duhet t’i japë dorën Maqedonisë, nëse jo, do ta bëjnë Kina dhe Rusia. Tajani, i cili dje vizitoi vendin dhe pati takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, tha se Italia është mbështetëse e madhe e Maqedonisë së Veriut dhe se po punojnë për anëtarësimin sa më të shpejtë në BE.

“Vizita ime këtu nuk është vetëm formale, por është një mesazh i qartë i mbështetjes që ne u japim vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE. Nuk më pëlqen fjala zgjerim, këto janë vende evropiane dhe duhet të flasim për bashkimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Nuk duhet të gabojmë dhe të humbasim ëndrrën e mijëra të rinjve nga Ballkani që e shikojnë Evropën si atdheun e tyre të dytë. Nëse nuk tregojmë se duam t’u japim dorën atyre që na japin, ka dikush tjetër që dëshiron të na zëvendësojë, si Kina dhe Rusia. Është e papranueshme dhe Italia gjithmonë ka dhënë dhe do të ofrojë mbështetje për vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Tajani.

Ministri Mucunski tha se në takim, përveç përkrahjes për anëtarësim në Bashkimin Evropian, është biseduar edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik me Italinë.

I pyetur nëse Italia e mbështet kërkesën e qeverisë për ndryshimin e kornizës së negociatave, pra për të përfunduar fillimisht negociatat me BE-në, e më pas ndryshimin e Kushtetutës dhe futjen e bullgarëve si pakicë, Mucunski tha se kjo temë është duke u diskutuar me të gjitha vendet dhe partnerët evropianë.

“Mendoj se mund të bëhet pa ndryshuar kornizën e negociatave. Ne synojmë të kemi një rrugë të parashikueshme drejt BE-së, të mos mashtrohemi përsëri dhe të na çojnë në situata me fqinjët që ishim më parë. Synimi ynë parësor është të fokusohemi në reformat e brendshme dhe sundimin e ligjit. Nëse ekziston vullneti midis shteteve anëtare, nuk ka asnjë sfidë që nuk mund të tejkalohet”, tha Mucunski.

Ndryshe para dy ditësh, komisioneri evropian për Zgjerim, Oliver Varheji, dje, duke folur për rëndësinë e zgjerimit të BE-së, tha se synimi është që në tetor të këtij viti të mbahen konferenca ndërqeveritare me Serbinë, Shqipërinë dhe ndoshta Maqedoninë e Veriut.

“Me Serbinë dhe Shqipërinë, ndoshta edhe me Maqedoninë e Veriut, synimi ynë është të mbajmë konferenca ndërqeveritare gjatë muajit të ardhshëm”, tha komisioneri evropian Varheji.

Kujtojmë se vendi duhet t’i bëj ndryshimet kushtetuese për të ecur përpara në rrugën eurointegruese. Ato nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë. Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me në vitin 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article VLEN: Ligji për përfaqësim të drejtë do të eliminojë abuzimet partiake në administratë
Next Article Kurti dhe zëvendësshefja e ambasadës së SHBA-së nderojnë viktimat e 11 shtatorit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?