By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski: Shpenzimet për provizion për shërbime juridike për huanë nga Hungaria janë dhjetë herë më të ulëta se ajo që deri më tani është paguar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski: Shpenzimet për provizion për shërbime juridike për huanë nga Hungaria janë dhjetë herë më të ulëta se ajo që deri më tani është paguar
Maqedoni

Mickoski: Shpenzimet për provizion për shërbime juridike për huanë nga Hungaria janë dhjetë herë më të ulëta se ajo që deri më tani është paguar

admin
Last updated: 11/09/2024 12:41
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 11 shtator – Shpenzimet që vendi duhet t’i paguajë për provizion për shërbime juridike për të marrë huanë nga Hungaria prej gjysmë miliardë euro është procedurë normale dhe është 10 herë më pak se sa kemi paguar deri më tani për hua, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski pas raportimeve se duhet t’i paguhet provizion për shërbime juridike një firme të pavarur të zgjedhur nga ana e Bankës Hungareze e Eksport-Importit.

“Shpenzimet arrijnë 70 mijë euro, është një procedurë normale dhe është 10 herë më pak se sa kemi paguar më parë për hua. Nga këto gjysmë miliardë që do të merren si hua, këto 70 mijë euro janë shpenzimet dhe kjo është pak më shumë se 0,1 për qind”, deklaroi Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas konferencës për media në Qeveri.

Në propozim-ligjin, i cili është në procedurë parlamentare dhe miratohet me procedurë të shkurtuar, është theksuar se Republika e Maqedonisë së Veriut do t’i paguajë provizion për kryerjen e shërbimeve juridike një firme të pavarur të zgjedhur nga ana e Bankës Hungareze të Eksport-Importit dhe se provizioni duhet të paguhet përpara tërheqjes së këstit.

Sipas kryeministrit, gjithçka që u tha për huanë dhe kushtet në të cilat do të merret, është përmbajtur në zgjidhjen ligjore.

“Nga ligji mund të shihni se gjithçka që thamë është e përfshirë në ligj – 3,25 për qind norma e interesit, tre vjet grejs periudhë, 12 vjet afat shlyerjeje. Ligji zhvillimor – gjysma do të shkojë për biznes, gjysma për projekte për komunat, kështu që atë që e kemi premtuar, atë po e realizojmë”, tha Mickoski.

Lidhur me eurobondin të marrë në vitin 2017 që duhet të paguhet në janar të vitit 2025, tha se nëse interesat për momentin janë më të larta se 3,25 për qind, do të duhet të tërhiqen gjysmë miliardë për të shlyer këtë borxh.

“Analizat tona janë që nëse dalim në tregun ndërkombëtar për ta kthyer këtë eurobond prej 500 milionë euro, norma e interesit që mund të marrim është nga 5,5 deri në 6,5 për qind. Me siguri nëse ky trend vazhdon më tej sepse shoh që Banka Qendrore Evropiane planifikon të ulë normat e interesit për 0,25 për qind dhe nëse kjo ka një efekt pozitiv, ne do të dalim në tregun ndërkombëtar dhe do të përpiqemi të sigurojmë një normë më të ulët interesi, por nëse është më i lartë nga 3,25 për qind, atëherë do të tërheqim gjysmë miliardin tjetër për ta shlyer këtë borxh”, theksoi Mickoski në konferencën për media në Qeveri.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Arrestohet dileri nga Tetova për vuajtjen e dënimit me burg prej katër viteve
Next Article Tre investime të reja, njëri 150 milionë euro

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?