By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ganiu dhe Mediani dhuruan abetaren për nxënësit e shkollës “Ismail Qemali” në Shkup
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ganiu dhe Mediani dhuruan abetaren për nxënësit e shkollës “Ismail Qemali” në Shkup
Maqedoni

Ganiu dhe Mediani dhuruan abetaren për nxënësit e shkollës “Ismail Qemali” në Shkup

admin
Last updated: 11/09/2024 14:16
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Drejtori i ITSHKSH-së, Prof.dr. Skender Asani, bashkë me Ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, dhe me kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ishin sot në mesin e nxënësve të Shkollës fillore “Ismail Qemali” në Shkup për ta dhuruar Abetaren e Unifikuar dhe Fletoren e punës.

Me këtë rast, drejtuesit e shkollës, arsimtarët dhe nxënësit shprehën mirënjohje për këtë donacion, i cili po vjen në momentin e duhur, kur arsimi shqip ka nevojë për një metodologji unifikuese në rang kombëtar. Drejtori Asani deklaroi për mediat se këto mjete mësimore që sot po iu dhurohen nxënësve të klasës së parë janë ogur i mirë për arsimin tonë kombëtar. Ai porositi shkollat shqipe që të jenë më bashkëpunuese lidhur me këtë aksion, me çka, sipas tij, pritet të ketë një avancim cilësor në mësimin e bazave elementare të arsimimit dhe edukimit.

Pritet që, në ditët në vijim të vazhdojë dhurimi i abetareve për nxënësit e klasës së parë të shkollave fillore në Maqedoninë e Veriut, me çka ky donacion i shtëpisë botuese “Arbëria dizajn”, përmes ITSHKSH-së do ta arrijë efektin e duhur.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Nga 30 shqiptarë në FIZHT mbesin vetëm dy
Next Article Kuvendi ende e konfirmon rendin e ditës së seancës së 14-të, deputetët e VLEN-it e braktisën seancën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?