By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: A po ringjallet BDI-ja pas dy muajve “depresion” si pasojë e mbetjes në opozitë? Skena politike po mer dinamikë të re!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > A po ringjallet BDI-ja pas dy muajve “depresion” si pasojë e mbetjes në opozitë? Skena politike po mer dinamikë të re!
AnalizaMaqedoniTOP LAJM

A po ringjallet BDI-ja pas dy muajve “depresion” si pasojë e mbetjes në opozitë? Skena politike po mer dinamikë të re!

admin
Last updated: 11/09/2024 16:07
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 11 shtator – Javën e fundit po vërejmë një dinamizim të shtuar të skenës politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Pas dy muajve heshtje, vërehet aktivitet i shtuar i aktivistëve të BDI-së në rrjetet sociale, por edhe i mediumeve me frymë opozitare. Ishte dinamikë e cila mungoi dy muaj të tërë, e që krijonte përshtypje se subjekti i deridjeshëm qeveritar, me 22 vite “stazh” në pushtet ka rënë në depresion për shkak të mbetjes në opozitë. Ndoshta nuk ishte vetëm dëshpërimi nga mbetja në opozitë dhe kishte të bëjë edhe me pushimet verore që u përputhën në këtë periudhë. Gjithsesi se nuk ishte heshtje për të respektuar 100 ditëshin fillestar, sepse edhe gjatë kësaj periudhe dëgjuam shumë akuza të rënda ndaj pushtetarëve të rinj, si “vasalë”, “puthadorë të VMRO-së”, etj.

Më tepër duket se ishte një periudhë kur militantë të shquar të BDI-së, me përjashtime të voga, kishin vendosur të heshtin, me shpresë se gjejnë ndonjë mënyrë për t’u ngjitur në trenin e ri qeveritar, tani të udhëhequr nga lokomotiva e VLEN-it. Një pjesë shpresonin se do të mbeten në postet që kishin, duke veshur petkun e VLEN-it, kurse një pjesë shpresonin se duke fshirë postimet e vjetra në rrjetet sociale do t’u harrohet aktivizmi i tyre afatgjatë në BDI dhe do të mund të shpresojnë për poste ose avancime nga VLENI.
Me emërimet e 99 për qind të funksionarëve të rinj, gjërat janë kristalizuar, shkruan Zhurnal. Procesin e filtrimit nga BDI-ja te VLEN-i e kaluan me suksess vetëm një përqindje e vogël e “ushtarëve” të deridjeshëm besnikë të BDI-së, duke gjetur ndonjë lidhje shoqërore, farefisnore, apo ndoshta edhe duke ofruar ryshfet për të ruajtur pozitat që kanë pasur më herët. Shumica absolute e pretenduesve për të kaluar nga BDI-ja te VLENI tashmë i kanë humbur shpresat dhe janë kthyer te “bunari i vjetër”, pra në BDI. Tani kanë hequr dorezat dhe pa pardon kanë filluar të godasin, duke mos zgjedhur mënyrat dhe format. Kjo vetëm se ka shtuar dinamikën politike, sepse edhe VLEN-istat paksa të përgjumur, por edhe pa përvojë në pushtet, tani kanë filluar të dallin nga petku i opozitarit të përjetshëm dhe nga pozita e pozitës po i kthejnë goditjet, në stil të njëjtë e ndoshta edhe më fuqishëm se opozitarët e sotshëm.

Megjithatë nëse partia e Ahmetit e ka kaluar tërësisht ose vetëm pjesërisht periudhën e “depresionit”, pritet të shihet nga mesi i këtij muaji. Sipas paralajmërimeve, “integristët” pritet të dalin në teren “ballë për ballë” me popullin. Ky aktivitet ende pa filuar ka shënuar një reterim të vogël, sepse protestat e paralajmëruara prej më herët, tani janë shndërruar në “takime” dhe “vizita” të vendbanimeve shqiptare. Sidoqoftë edhe vizitat dhe takimet do të jenë një tregues mjaft i rëndësishëm. Nëse vërehet rezencë e madhe e qytetarëve në ato takime, atëherë do të jetë një tregues për prezencë të revoltës së konsiderueshme ndaj pushtetarëve të rinj shqiptarë. Nëse prezenca në këto takime do të jetë masovike, gjithsesi se do të jetë një tregues se BDI ka kapacitet edhe për organizim të protestave. Poashtu do të jetë me rëndësi të madhe të shihet se sa do të jetë përkrahja e partnerëve të koalicionit të BDI-së në “ofansivën e veshtës”. Por BDI gjatë kësaj “ofansive” do të ketë kundër vetes edhe një dukuri që vetë e kultivoi vite me radhë, e ajo është dukuria e ngulfatjes së shpirtit protestues shqiptar.

Deri dje kjo dukuri i konvenonte BDI-së, sot mund të jetë armik i saj. Poashtu do të vijë në shprehje edhe “mjeshtria politike e Ali Ahmetit, aq shumë e theksuar në të kaluarën. Do të shohim ëse bëhet fjalë për një mjeshtri të sponsorizuar mediatike dhe të mjeshtëri të ekzagjeruar të një lideri të partisë në pushtet, apo për mjeshtri të vërtetë politike, pavarësisht nëse është në pushtet, ose në opozitë. E gjithë kjo do të vijë në shprehje varësisht nëse do të arrijë t’i mobilizon masat në nivel më të gjerë, ose jo. Sfidat për të arritur këtë qëllim janë të mëdha. Sfida më e madhe është shpopullimi i vendit, respektivisht ikja e rinisë në vendet e perëndimit, në kërkim të një jete më të mirë, shkruan Zhurnal. Ku nuk ka rini është vështirë të kultivohet frymë opozitare, ose revolucionare, aq e nevojshme në këto momente për BDI-në. Sfidë tjetër poashtu e madhe janë të dhënat që dalin dita ditës në shesh, për pasurim marramendës të pushtetarëve të deridjeshëm dhe familjarëve të tyre. Kjo poashtu mund të jetë pengesë për mobizilim të masavae protestuese, sado që mud të ekziston pakënaqësi nga qeveria e re. Askush nuk dëshiron të proteston sot, që dikush të vazhdon të pasurohet nesër, siç është pasuruar deri dje. Aq më tepër, nëse në momentin e organizimit të takimeve dalin të dhëna të reja për pasurimin e familjarëve të politikanëve të ndryshëm. Kjo edhe më tepër do të dekurajojë qytetarët që të aktivizohen në çfardo lloj përkrahje të revoltës. Gjërat mund të ndryshojnë vetëm nëse VLEN tregon dobësi fillestare në praktikimin e pushtetit dhe nuk tregon nivelin që ua ka premtuar votuesve dhe aktivistëve të vetë para zgjedhjeve. Nëse arrin t’i dëshprojë, përkrahësit e deridjeshëm do t’i kthejë kundër vetes, respektivisht në favor të opozitës./Zhurnal

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Takimi i ministrit Misajllovski me ambasadorin e Sllovakisë, Henrik Markush
Next Article Mickoski: Figura e Artan Grubi lidhet me keqpërdorime të shumta

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?