By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: QMK: Gjithsej 1.704 thirrje në 112, katër zjarre në vende të hapure dhe thirrje për pastrim të rregullt të kanaleve lokale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > QMK: Gjithsej 1.704 thirrje në 112, katër zjarre në vende të hapure dhe thirrje për pastrim të rregullt të kanaleve lokale
Maqedoni

QMK: Gjithsej 1.704 thirrje në 112, katër zjarre në vende të hapure dhe thirrje për pastrim të rregullt të kanaleve lokale

admin
Last updated: 17/09/2024 11:34
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 shtator – Në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) sipas raportit të fundit ka pasur gjithsej 1.704 thirrje në Numrin e vetëm për raste urgjente 112.

“Prej tyre thirrje ‘reale’ ishin 61 për qind, ndërsa 39 për qind ishin për nevoja të tjera të qytetarëve që nuk ishin urgjente. Drejt Policisë ishin dërguar 62 për qind, drejt Ndihmës urgjente mjekësore 35 për qind, drejt zjarrfikësve 2 për qind, ndërsa drejt LAMM 0,36 për qind e thirrjeve reale drejt 112”, njoftoi QMK.

Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur katër zjarre të regjistruara në vend të hapur, krahas zjarreve në mjedise urbane dhe vendbanime, në territorin e shtetit.

QMK rajonale Manastir informoi se zjarrfikësit nga Njësia Territoriale Zjarrfikëse (NJTZ) Manastir dje prej orës 18:35 deri në orën 21:20 me një veturë zjarrfikëse dhe tre zjarrfikës kishin intervenuar në vegjetacion të ulët të djegur  dhe kashtë në fshatin Musinc, Komuna Mogillë.

NJTZ Prilep dje prej orës 18:58 deri në orën 19:40 me një veturë zjarrfikëse dhe dy zjarrfikës kanë intervenuar në vegjetacion të ulët të djegur në restorantin “Romansa” në Komunën Prilep.

QMK rajonale Strumicë, informon se zjarrfikësit nga NJTZ Strumicë dje prej orës 13:35 deri në orën 14:40 me një veturë dhe tre zjarrfikës kishin intervenuar në vegjetacion të ulët të djegur në fshatin Gradsko Balldovc, ku ishte kapluar një sipërfaqe prej rreth një hektar.

Gati njëkohësisht, zjarrfikësit e Strumicës në periudhën prej orës 13:20 deri në orën 18:40 me një veturë dhe dy zjarrfikës kishin intervenuar edhe në një deponi të djegur në afërsi të fshatit Bosilovë, Komuna Bosilovë.

QMK bën thirrje për pastrim të rregullt të kanaleve lokale, të mos hidhen mbeturina në to dhe në shtretërit e lumenjve.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kërkohet zgjidhje për shportën konsumatore të vjeshtës
Next Article Regjistrohen 57 raste të reja me Kovid, katër persona kanë vdekur si pasojë e virusit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?