By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Institucione paralele në luftën kundër krimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Institucione paralele në luftën kundër krimit
Maqedoni

Institucione paralele në luftën kundër krimit

admin
Last updated: 17/09/2024 19:17
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 shtator – Njësia për luftimin e krimeve të rënda dhe të ndërlikuara në kuadër të Prokurorisë Publike të Shkupit tashmë funksionon dhe për të është miratuar plan vjetor, njoftojnë nga Prokuroria për Alsat. Kjo njësi do të duhet të merret me rastet e kriminalitetit të rëndë dhe të ndërlikuar, por në kuadër të Prokurorisë Publike tashmë ekziston departament për luftën e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Megjithatë, Prokuroria sqaron se dy departamentet do të kenë funksion të ndryshëm me dallime kyçe në funksionimin e tyre.

“Nuk bëhet fjalë për prokurori paralele apo për tjetër prokurori, sepse kompetenca aktuale e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është e paraparë në ligjin për Prokurorinë Publike. Njësia për Krime të Rënda dhe të Ndërlikuara do t’i trajtojë lëndët e ndërlikuara në kompetencë të Prokurorisë Publike të Shkupit, ndërsa lëndët që do t’i trajtojë kjo njësi do të përcaktohen sipas kritereve që janë theksuar në njoftimin e publikuar”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

Ish shefja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit, Villma Ruskovska, nuk e sheh të arsyeshme krijimin e një departamenti të tillë, pasi sipas saj bie ndesh me punën e njësisë tashmë ekzistuese për luftën ndaj krimit të organizuar.

“Mendimi im personal është se ky është institucion paralel. Në anën tjetër, në Prokurorinë Themelore Shkup, si prokuroria më e madhe në vend, deri më tani ka pasur njësi. Nuk e di se cili do të jetë funksioni dhe roli i saj. Atëherë, a duhet të hiqet Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, a nuk duhet të ekzistojë? Sepse në emër të kësaj prokurorie përmendet krimi i organizuar dhe korrupsioni dhe çfarë do të thotë kjo, në derë të vogël po i hiqen të gjitha kompetencat? Pse, cila është arsyeja e ekzistencës së saj?”, tha Vilma Ruskovska, ish shefe e PNKOK-SË.

Njësia e re për luftimin e krimeve të rënda dhe të ndërlikuara financohet nga buxheti i Prokurorisë Publike, ndonëse nga aty nuk e kanë bërë të ditur shumën, por theksojnë se tashmë disa donatorë ndërkombëtarë kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të dhuruar pajisje dhe mjete të tjera. Njësia udhëhiqet nga prokurori publik Vlladimir Millosheski ndërsa krahas tij janë caktuar edhe shtatë prokurorë publik nga prokuroria e Shkupit.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja nga Struga, 4 të plagosur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Studentët e Universitetit Shën Kirili dhe Metodi reagojnë për rritjen e çmimit të shërbimeve
Next Article Shporta konsumatore, a duhet të ketë kufizime të çmimeve?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?