By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MPJ bullgare për flamujt në takimin mes Siljanovska Davkovës dhe Radevit: Vizita nuk ishte zyrtare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > MPJ bullgare për flamujt në takimin mes Siljanovska Davkovës dhe Radevit: Vizita nuk ishte zyrtare
Maqedoni

MPJ bullgare për flamujt në takimin mes Siljanovska Davkovës dhe Radevit: Vizita nuk ishte zyrtare

admin
Last updated: 17/09/2024 22:17
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 shtator – Ministria bullgare e Punëve të jashtme lidhur me flamujt në takimin mes presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova dhe presidentit bullgar, Rumen Radev të premten në Sofje, thotë se vizita nuk ishte zyrtare.

Nga Ministria për Nova-n bullgare, thonë se ambasadori bullgar në Shkup dje ishte thirrur në bsiedë në Minsitrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, siç ceket, “për shkak të vizitës së presidentes së RMV-së në Sofje më 13 shtator dhe komentet në opinion lidhur me fotografitë nga takimi”.

“Vizita ishte me rastin e ngjarjes kulturore – pjesëmarrjes së Operës dhe baletit nacional të RMV-së në Sofje dhe nuk ka karakter të vizitës shtetërore, zyrtare apo të punës. Në raste të tilla, praktika protokollare nuk parasheh intonim të himnit, vendosje të flamujve të tjerë shtetërorë, si dhe atribute të tjera protokollare. Ajo që u tha si më sipër, u sek edhe nga ambasadori Radukov dje në bisedën e tij me diplomatët nga Minsitria e Punëve të jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thonë nga MPJ bullgare.

Nga atje shtojnë se “të udhëhequr nga dëshira për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe duke mbetur konsekuent në politikën për mbështetje të dialogut të hapur me partnerët nga Republika e Maqedonisë së Veriut, nga pala bullgare u dërguan ftesa drejtuar ministrave, të cilët e shoqëronin presidenten Siljanovska Davkova, për takime me homologët e tyre. Për fat të keq, ftesa nga ministri i Punëve të Jashtme, Ivan Kondov, drejtuar ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së jashtme, Timço Mucunski ishte refuzuar”.

Ambasadori bullgar dje u thirr në MPJTJ, ku iu shpreh shqetësimi për shkak të lëshimit gjatë protokollit të dakorduar për fotografim të dy presidentëve, me ç’rast është kërkuar sqarim shtesë nga pala bullgare. Përderisa presidentin bullgar, Radev dje tha se “vizita nuk ishte as shtetërore, as e punës”, kryeministri Hristian Mickoski theksoi se “kur të tejkalohet vija e kuqe, atëherë duhet edhe të reagohet”, sepse, siç theksoi, “nëse nuk reagoni, ai lëshim më pas do të bëhet praktikë”.

Deri te lëshimi diplomatik me moscekjen e flamurit të vendit tonë në takimin e presidentes, Gordana Siljanovska Davkova me Rumen Radevin në takimin e së premtes në Sofje, nga ana e Maqedonisë së Veriut u paralajmërua notë proteste drejt ambasadorit bullgar në vend, Zheljasko Radukov. Radukov, i cili dje pasdite u thirr në MPJTJ, refuzoi ta pranojë notën. Siç konfirmuan dje për MIA-n nga Ministria, ambasadori bullgar e refuzoi notën e protestës, me përmbajten e së cilës ishte njoftuar gojarisht nga ana e drejtorit që e ka zhvilluar bisedën.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së jashtme, Timço Mucunski, lidhur me takimin e presidentes Siljanovska Davkova me presidentin bullgar, Rumen Radev në Sofje, tha se pret kërkim-falje nga Bullgaria dhe nuk do të donte të zhgënjehej nga fqinji.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Filipçe po ekipohet, ja emrat e preferuar të tij
Next Article Shtyhet për një afat tjetër mbajtja e seancës së Komisionit historik me Bullgarinë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?