By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ja kur do të vazhdojnë punimet për ndërtimin e objekteve për FINKI-n dhe Fakultetin e Edukatës Fizike në Shkup
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Arsimi dhe Shkenca > Ja kur do të vazhdojnë punimet për ndërtimin e objekteve për FINKI-n dhe Fakultetin e Edukatës Fizike në Shkup
Arsimi dhe ShkencaMaqedoni

Ja kur do të vazhdojnë punimet për ndërtimin e objekteve për FINKI-n dhe Fakultetin e Edukatës Fizike në Shkup

admin
Last updated: 20/09/2024 18:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 shtator – Studentët e Informatikës dhe Fakultetit të edukatës fizike do të presin për objektet e reja.

Punimet e kompleksit universitar në Universitetin Shën Kirili e Metodi që 5 vjet janë në ngecje gjegjësisht pas falimentimit të kompanisë “Beton” nga Shtipi, e cila i ka ndërtuar objektet në fjalë.

Ministria përkatëse thotë se ende nuk është zgjedhur kompani që do të vazhdojë të ndërtojë dhe para kësaj do të bëhet revidim i asaj që është punuar deri tani.

“Do të vazhdojë ndërtimi i objekteve për FINKI dhe Fakultetin e Edukatës Fizike në Shkup. Do të bëhet inspektimi i aktiviteteve të deritanishme, vlerësimi i dëmeve të shkaktuara nga neglizhenca e objekteve në vitet e fundit dhe përcaktimi i gjendjes reale në të cilën gjenden ato. Sipas këtyre informacioneve, do të projektohen fondet buxhetore për vitet e ardhshme gjegjësisht për vitet e ardhshme kalendarike dhe do të kryhet procedurë për përzgjedhjen e kompanisë së re ndërtimore që do të përfundojë ndërtimin”, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Studentët e FINKI-t, fakultetit me numrin më të madh të studentëve, prej vitesh studiojnë në baraka ku nuk kanë hapësirë ​​të mjaftueshme, andaj lëvizin vazhdimisht në kampuset fqinje. Situata nuk është më e mirë as në Fakultetin e edukatës fizike, pasi në zonën ku ndodhet janë vendosur edhe gjimnazi sportiv dhe akademia sportive.

Për shkak të kësaj, në dhjetor të vitit 2015, në kuadër të projektit “Shkupi 2014”, në kompleksin e USHKM-së, ku janë vendosur Fakultetet e ekonomisë, filozofisë dhe juridikut, për këto fakultete filloi ndërtimi i objekteve të reja, por edhe 9 vite më vonë, studentët mbetën pa objektet e reja.

Për ndërtimin e objekteve, nga buxheti i shtetit janë ndarë gati 20 milionë euro.

Ndërtimi është ndërprerë në vitin 2019 dhe që atëherë e deri më tani, edhe pse janë ndarë mjete buxhetore pikërisht për ndërtimin përfundimtar, në terren nuk është vërejtur asnjë aktivitet ndërtimor.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shoferë kujdes! – Së shpejti sistem i ri në komunikacion, ja çka përfshinë
Next Article Qeveria merr vendim/ Vendos masë prej 10% për produktet ushqimore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?