By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski: Çmime më të lira në vjeshtë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski: Çmime më të lira në vjeshtë
Maqedoni

Mickoski: Çmime më të lira në vjeshtë

admin
Last updated: 06/10/2024 11:49
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 tetor – Kryeministri Hristijan Mickoski konsideron se shporta vjeshtore ka mundësuar uljen e çmimeve të produkteve të caktuara, veçanërisht të produkteve të drithërave, për rreth 10 për qind. Kjo, shton ai, e plotësuar me shportën e nxënësve, që ka mundësuar në uljen e çmimeve të reduktimin e produkteve të caktuara deri në 20 po edhe 30 për qind, mundëson kursime për qytetarët. Sipas tij, në përmirësimin e standardit kontribuon gjithashtu inflacioni i ulët, i cili, siç tha ai, në gusht arrin në 2,2 për qind.

“Më duhet të them se jemi jashtëzakonisht të kënaqur me atë që po ndodh në tregje të caktuara, jo në të gjitha, sepse në disa, për fat të keq, kemi edhe sjellje spekulative. Por ku çmimet ulen, ato ulen me këtë të ashtuquajtur shportë konsumatore vjeshtore diku edhe më shumë se 10 për qind. Kjo vlen veçanërisht për produktet e drithërave”, tha Mickoski.

Ai shtoi se me të ashtuquajturën shportë të nxënësve disa nga produktet u ulën edhe për 20, e diku edhe për 30 për qind. Kjo, shprehet ai, është kursim i madh për qytetarët që gjithashtu ndikon në standardin. Përveç kësaj, tha ai, është mirë për standardin e jetesës së qytetarëve që në gusht norma e inflacionit ishte 2,2 për qind

“Jo shumë kohë më parë, një vit më parë, shkalla e inflacionit ishte 20 për qind dhe kjo ishte një goditje e drejtpërdrejtë për standardin e qytetarëve. Tani kemi çmime të ulëta, inflacion që është më i miri në rajon dhe më i miri në Evropë dhe do të miratojmë masa dhe politika për ta ulur atë në mënyrë plotësuese. Ju kujtohet qeverinë e mëparshme që thoshte se inflacioni është i importuar, ndonëse në atë moment ishte dy herë më i lartë sesa i vendeve të BE-së. Tani është dy herë më i ulët se vendet e Bashkimit Evropian”, tha kryeministri.

Ai shtoi se si Qeveri vazhdojnë të punojnë me përkushtim, me përgjegjësi dhe ndershmëri. Neve, tha ai, na paguajnë qytetarët dhe duhet të dëgjojmë zërin e popullit, sepse nuk ka alternativë tjetër.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article A ka marrë pjesë në ndonjë nga festat e P. Diddy? Rihanna thyen heshtjen: Kjo është çmenduri
Next Article Ekipet ndërkombëtare të shpëtimit mbërrijnë në Bosnjë pas përmbytjeve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?