By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ekipet ndërkombëtare të shpëtimit mbërrijnë në Bosnjë pas përmbytjeve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Ekipet ndërkombëtare të shpëtimit mbërrijnë në Bosnjë pas përmbytjeve
Bota

Ekipet ndërkombëtare të shpëtimit mbërrijnë në Bosnjë pas përmbytjeve

admin
Last updated: 06/10/2024 11:51
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ekipet e shpëtimit nga fqinjët e Bosnjës dhe vendet e Bashkimit Evropian të dielën i janë bashkuar përpjekjeve për të pastruar rrënojat dhe për të gjetur njerëz ende të zhdukur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që shkatërruan pjesë të vendit ballkanik.

Bosnja kërkoi ndihmën e BE-së pasi një stuhi e madhe shiu gjatë natës të së premtes la zona të tëra nën ujë dhe mbeturinat shkatërruan rrugë dhe ura, duke vrarë të paktën 18 njerëz dhe duke lënduar dhjetëra të tjerë.

Zyrtarët thanë se të paktën 10 persona janë ende të pagjetur, shumë prej tyre në fshatin Jabllanicë e Ulët, në Bosnjën jugore, i cili u gropos pothuajse plotësisht në shkëmbinj dhe rrënoja nga një gurore në një kodër sipër, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

Banorët atje kanë thënë se kanë dëgjuar një gjëmim bubullimash dhe kanë parë shtëpi të zhduken para syve të tyre.

Luigi Soreca, i cili kryeson misionin e BE-së në Bosnjë, tha në X se BE qëndron me Bosnjën dhe se ekipet po vijnë për të ndihmuar. Bosnja është një vend kandidat për anëtarësim në bllokun 27-vendesh.

Autoritetet thanë se shpëtimtarët kroatë kanë mbërritur tashmë ndërsa një ekip nga Serbia pritet të vendoset pasdite, i ndjekur nga një ekip slloven me qen. Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Polonia, Çekia dhe Turqia gjithashtu kanë ofruar ndihmë, thuhet në një deklaratë të qeverisë, transmeton Klankosova.tv.

Të dielën është data e zgjedhjeve lokale në Bosnjë. Autoritetet zgjedhore kanë shtyrë votimin në rajonet e goditura nga përmbytjet, por përmbytjet kanë lënë në hije votimin në të gjithë vendin.

You Might Also Like

Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë

Orteku godet Himlung Himal, të paktën 10 të zhdukur, moti i keq pengon operacionet e shpëtimit

Reagon Beogradi pas arrestimit të nëntë personave në Zubin Potok

Para se të dalë në rrugë: si testohet një automjet kinez me energji të re?

“E vrava pa dashje”/ Trupi i 39-vjeçarit gjendet i copëtuar në Torino, festa me drogë përfundon në krim makabër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski: Çmime më të lira në vjeshtë
Next Article “Zhduket” aktiviteti fizik te fëmijët, kërkohet reagim urgjent pasi rrezikojnë sëmundje të ndryshme

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?