By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Largimi i kuadrove nga vendi, përplasen pushteti dhe opozita
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Largimi i kuadrove nga vendi, përplasen pushteti dhe opozita
Maqedoni

Largimi i kuadrove nga vendi, përplasen pushteti dhe opozita

admin
Last updated: 08/10/2024 19:50
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 tetor – Sipas të dhënave nga Organizata Ndërkombëtare për Emigrim, RMV-ja është në mesin e top 20 vendet, ku ka emigrim më të lartë të kuadrit të lartë të arsimuar, ndërsa sipas të dhënave të Bankës Botërore, 40 për qind e kuadrit të lartë të arsimuar po largohen nga RMV-ja, u tha mes tjerash në mbledhjen e Komisionit për Çështje Ekonomike, Punës dhe Politikës së Energjisë, në Kuvend.

Sipas kryerevizorit shtetëror, Maksim Acevski, politikat e mira të vendit nuk mund ta ndalin në tërësi këtë proces të emigrimit, por dukshëm mund ta zvogëlojnë.

“Emigrimi është proces që nuk e ka përfshirë vetëm vendin tonë, dhe si vend këtë dukuri nuk mund ta ndërpresim, por në varësi prej politikave, mund ta sjellim në një nivel të përshtatshëm. Sipas të dhënave të cilat janë dhënë nga Organizata Ndërkombëtare për Emigrim, vendi ynë radhitet në top 20 vendet, ku ka emigrim më të lartë të kuadrit të lartë të arsimuar, ndërsa sipas të dhënave të Bankës Botërore, 40 për qind e kuadrit të lartë të arsimuar po largohen në vendet më të zhvilluara. Sipas rezultateve të indeksit për largim të trurit, vendi ynë ka kapë vendin e 5-të nga 41 vendet në kuadër të Unionit Evropian. Politikat të cilat janë ndërmarrë nga viti 2013 deri në vitin 2020, nuk kanë dhënë efektin e dëshiruar dhe këto masa duhet të përmirësohen.”, – deklaroi kryerevizori i shtetit, Maksim Acevski.

Të dhënat të cilat i ka shfaqur Enti Shtetëror i Statistikave, numri i kuadrit të lartë arsimor që largohet nga vendi, përplasën përfaqësuesit e pozitës dhe opozitës në komision.

Sipas ministres së Arsimit, Vesna Janevska, largimi i mbi 2.500 personave me shkollim akademik, tregon se Qeveria e kaluar ka dështuar tërësisht në mbajtjen e trurit në vend.

“Mirë është që vendi ynë ka pasur strategji për largimin e trurit nga vendi, por shumë keq është që këto masa nuk kanë arritur efektin e dëshiruar. Sikur institucionet e vendit gjatë viteve 2013/2020 t’i kishin realizuar detyrimet të cilat dalin nga strategjia, këto numra nuk do të ishin si të tilla. Largimi i mbi 2.500 personave me shkollim akademik, tregon se Qeveria e kaluar ka dështuar tërësisht në mbajtjen e trurit në vend.”, – theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

Raporti i publikuar nuk përfshin të gjitha shkaqet e largimit, tha deputeti i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

“Vetë revizioni nuk ka identifikuar në detaje arsyet se pse kuadrot e larta arsimore po e lëshojnë vendin. Nuk janë treguar të dhënat se si një profesionist i shkolluar këtu nuk ka hapësirë të veprojë për shkak të tregut të ulët dhe idenë e tyre e shfaqin në Evropë, ku është një treg prej gjysmë miliardi njerëz. Po ashtu nuk janë treguar mundësitë reale se sa vendi ynë është i gatshëm t’i paguajë personat e tillë.”, – u shpreh deputeti i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

Nga pushteti paralajmëruan hartimin e një plani, i cili do të ndikojë ndaljen e trendit të largimit të trurit jashtë vendit.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Përqafohen Edon Zhegrova dhe Agim Ademi
Next Article Flamur Noka dhe Ervin Minarolli, në hetime

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?