By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ish-ylli i Real Madridit deklaron se Carvajal e meriton ta fitojë Topin e Artë në vend të Viniciusit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Ish-ylli i Real Madridit deklaron se Carvajal e meriton ta fitojë Topin e Artë në vend të Viniciusit
Sport

Ish-ylli i Real Madridit deklaron se Carvajal e meriton ta fitojë Topin e Artë në vend të Viniciusit

admin
Last updated: 11/10/2024 15:11
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Më vonë gjatë këtij muaji do të dhurohet çmimi Topi i Artë 2024 nga France Football. Të gjitha shenjat bëjnë me dije se Vinicius Junior do ta fitojë për herë të parë.

Sidoqoftë, jo të gjithë besojnë se Vinicius e meriton të jetë fituesi i këtij çmimi. Në fakt, ish-bashkëlojtari i tij Joselu Mato preferon që ky çmim t’i dhurohet Dani Carvajalit.

“Do t’ia dhuroja Carvajalit. Ne po flasim për një lojtar i cili luajti gjithçka vitin e kaluar, i cili ka fituar të njëjtët trofe si Vini, të cilin e vlerësoj dhe e dua shumë si bashkëlojtar, por mendoj se Dani e ka mbaruar sezonin si lojtari më i mirë në finalen e Ligës së Kampionëve dhe ka fituar Kampionatin Evropian aty ku ishte shumë i rëndësishëm”.

“Në fund, meritat nuk shkojnë për një mbrojtës sepse ai është më shumë protagonist si dikush që shënon gola ose asiston, por ne e kemi parë Danin si një golashënues, i cili ka shënuar dhe ka dhuruar asistime, ka qenë i rëndësishëm dhe ka bërë ndeshje të jashtëzakonshme”.

“Ai është një kandidat serioz për ta fituar këtë çmim sepse ka kaluar një kohë e gjatë që prej se e kemi parë një futbollist me këto kushte dhe titujt që ka fituar vitin e kaluar do ta bënin një fitues të drejtë të Topit të Artë”, ka thënë Joselu.

Joselu ishte bashkëlojtar me Vinicius dhe Carvajal vetëm për një sezon, i cili ishte i paharrueshëm për veteranin spanjoll. Ai u transferua tek Al-Gharafa në verë, ani pse ende e sheh veten si pjesë e Real Madridit.

“Që nga dita e parë ata më kanë trajtuar si njërin prej tyre. Ta ndjejë se jam në klubin më të mirë në botë nga presidenti, trajneri, bashkëlojtarët. Ta vesh atë fanellë dhe të luajë në atë stadium është diçka për të cilën ëndërroni gjatë tërë jetës”, deklaroi spanjolli.

You Might Also Like

Joao Cancelo zbulon prapaskenat, sakrifikoi pagën për t’u rikthyer te Barcelona

Çfarë i ndodhi Mourinhos në sy? Trajneri i Real Madridit tregon incidentin

Rregulla të reja në Ligën Premier: Katër ndryshime për sezonin e ri, hiqet pauza për hidratim

Gjiganti turk përgatit ofertën për yllin e Atleticos, zbulohet formula për ta transferuar

Real Madridi dyshoi për Rodrin, heshtja e Mourinhos ndikoi në zgjedhjen e Barcelonës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BDI: VLEN nuk ka dije dhe guxim të bëj më tepër për nxënësit dhe studentët shqiptar
Next Article Persona të armatosur sulmojnë minierën e qymyrit në Pakistan, vriten 20 minatorë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?