By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Jay-Z dhe Beyonce të nervozuar pasi u krahasuan me P.Diddyn
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Jay-Z dhe Beyonce të nervozuar pasi u krahasuan me P.Diddyn
Showbizz

Jay-Z dhe Beyonce të nervozuar pasi u krahasuan me P.Diddyn

admin
Last updated: 11/10/2024 18:51
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Yjet e njohur të muzikës, reperi Jay-Z dhe bashkëshortja e tij, këngëtarja, Beyonce, janë ndier tepër të nervozuar pasi në emisionin e gazetarit të njohur amerikan, Piers Morgan, u krahasuan me reperin, P.Diddy.

Gazetari ka publikuar një intervistë të pacensuruar me këngëtaren, Jaguar Wright, e cila në mënyrë eksplicite akuzon, çiftin se kanë bërë vepra ende më të këqija se kolegu i tyre, reperi P.Diddy, i cili është i akuzuar për dhunim, shantazh, drogim, detyrim, prostitucion, trafikim seksual, e shumë të akuza të tjera.

Alex Spiro, avokati i Jay-z dhe Beyonce, mbiemri i të cilëve është Carter, ka folur për mediumin TMZ, duke vënë në pikëpyetje profesionalizmin e gazetarit e duke kërkuar nga ai ta heqë intervistën dhe të kërkojë falje, ose do të përballet me urdhër nga gjykata për ta hequr intervistën në fjalë.

Ai ka shtuar se Morgan nuk do të duhej të lejonte asnjëherë që këto pretendime të rreme të ndodhnin në emisionin e tij.

Ndërkohë, The Guardian ka shkruar se gazetari i ka kërkuar falje çiftit Carter.

“Avokatët e tyre na kontaktuan për të na thënë se këto pretendime janë toalisht të rreme dhe nuk janë të bazuara në fakte. Prandaj i jemi bindur kërkesës ligjore për t’i hequr këto pretendime nga intervista origjinale. Ka kufizime ligjore edhe për ne dhe i kërkojmë falje Jay-z-s dhe Beyonces”, ka deklaruar Morgan.

Ai ka shtuar se Wright, ka vite që bën pretendime të ndryshme kundër P.Diddyt, që marrin shumë vëmendje nëpër media dhe platforma. Problemi me platformat qëndron te fakti se ato i ofrojnë hapësirë kujtdo për të thënë çfarëdo.

“Realiteti i botës moderne është se gati gjithkush ka plotformën e vet përderisa ka diçka për të thënë, për të cilën publiku tregon interesim. Kjo është arsyeja që e kemi ftuar në emision. Njerëzit që i bëjnë këto pretendime kanë audiencë me apo pa emisione si të miat”.

Wright nuk ka komentuar mbi editimin e intervistës së saj.

Rasti i reperit P.Diddy ka prekur reputacionin e disa prej figurave më eminente në Hollywood, të cilët kanë bashkëpunime të ndryshme me të.

You Might Also Like

Djali i Pierce Brosnan reagon ndaj kritikave: Dua ta ndërtoj karrierën time me forcat e mia

Hayden Panettiere për ndikimin që donte të linte para vdekjes së saj: Dua të krijoj një mjedis të sigurt për aktorët

Courtney Love rrëfen betejën që i rrezikoi jetën: Rashë në 45 kilogramë, më thanë se do të vdisja

Aktori Shane Richie divorcohet nga partnerja pas 19 vitesh martesë

Elaine Paige rrëfen varësinë nga ilaçet e gjumit: Për vite me radhë kam jetuar me pilula

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Edhe një padi kundër Kanye West
Next Article Rinovohet Reparti i tretë i grave në Spitalin Psikiatrik Shkup

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?