By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski paralajmëron investime të reja gjermane, pret që rritja e BPV-së të tejkalojë tre për qind
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Mickoski paralajmëron investime të reja gjermane, pret që rritja e BPV-së të tejkalojë tre për qind
Ekonomi

Mickoski paralajmëron investime të reja gjermane, pret që rritja e BPV-së të tejkalojë tre për qind

admin
Last updated: 18/10/2024 14:11
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 tetor – Kryeministri Hristian Mickoski paralajmëroi investime të reja gjermane, ndërsa më e madhja, siç theksoi ai, do të jetë parku i erës në Kumanovë, Rankovc, Kriva Pallankë dhe Nagoriçan i Vjetër, me vlerë rreth 400 milion euro. Deri në fund të vitit, sipas kryeministrit, dy kompani gjermane do të fillojnë të investojnë, njërën, tashmë prezentë në vend, do të ndërtohet një fabrikë e re prodhimi, ndërsa tjetra do të fillojë një investim grinfild krejt të ri.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vendosjes së gurthemelit në një shkolle të re në Çento, Mickoski tha se pret një rigjallërim të ekonomisë pas dinamikës së përshpejtuar të investimeve kapitale dhe rritjes mbi tre për qind të BPV-së në tremujorin e tretë dhe të katërt të vitit.

Efektet nga situata ekonomike në Gjermani e cila, sipas kryeministrit, nuk është inkurajuse, tek ne do të ndjehen, siç tha, “me siguri deri në fund të tremujorit të parë dhe në fillim të tremujorit të dytë të vitit të ardhshëm”.

“Biseda me Odën ekonomike gjermane, ishte miqësore, do të thoja e frytshme. Tashmë kemi disa investime. Ka një investim në pjesën e energjetikës, një park i ri i erës – investim i madh në lëvizjen e komunave të Kumanovës, Rankovcës, Kriva Pallankës dhe Nagoriçanit të Vjetër, investim gjerman, diku 400 milion euro. Energjia elektrike që ata prodhojnë do të shitet në treg. Fatkeqësisht, katër vite atë investim nuk arritën ta realizonin për arsye që nuk do t’i komentoja publikisht tani, do të duhet të merren organet hetimore. Por, tashmë i kemi ngarkuar nga Kabineti që do ta ndjekin çdo ditë realizimin e këtij investimi, që do të thotë një hap tjetër përpara drejt tranzicionit të gjelbër, pra prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme. Ndryshe, gjendja në ekonominë gjermane nuk është inkurajuese, por sfiduese dhe unë pres që efektet që po ndodhin tani në këtë tremujor të tretë në Gjermani, ne t’i ndjejmë në fund të tremujorit të parë dhe në fillim të tremujorit të dytë vitin e ardhshëm”, deklaroi Mickoski.

Ai iu referua edhe situatës në industrinë tek ne, duke theksuar se në dy muajt e fundit që nga ardhja e Qeverisë së re, shifrat janë shumë më të mira.

Ai shtoi edhe se për shtatë vite derisa fqinjët ecnin përpara, vendi po shkonte mbrapa, kështu që tani, siç tha, “duhet të ndërmerren hapa të mëdha”.

“Rritja e BPV-së, në përputhje me parametrat e tanishme, presim të jetë mes parashikimeve të FMN-së dhe Bankës Botërore ose një nga më të mirët në rajon ose Evropë, por ta presim dhjetorin kur të dalin numrat për tremujorin e tretë. Megjithatë, presim në tre mujorin e tretë dhe katërt rritja të bëhet mbi tre për qind duke nisur nga dinamika e përshpejtuar e investimeve kapitale”, theksoi kryeministrit.

Lidhur me projektet e komunave, tha se do të jenë publike. “Nuk pres projekte të reja, por ato që nuk janë vendosur me kohë, të vendosen, ndërsa të tilla nuk janë shumë”, theksoi Mickoski.

You Might Also Like

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Protestë e re e bujqve në Strumicë

Bie ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoni

Inflacioni shkon në 3,4% në korrik, transporti kryeson rritjen e çmimeve me 8%

Ministria e Energjisë: Sistemi elektroenergjetik në vend është stabil dhe i sigurt

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Komuna e Tetovës: Nga qeveria siguruam 3.8 milion euro dhe jo 1.3 milion
Next Article Procesi i reformave për gjyqësorin në fokus të takimit Ademi – Fillkov

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?