By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Komuna e Tetovës: Nga qeveria siguruam 3.8 milion euro dhe jo 1.3 milion
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Komuna e Tetovës: Nga qeveria siguruam 3.8 milion euro dhe jo 1.3 milion
MaqedoniTOP LAJM

Komuna e Tetovës: Nga qeveria siguruam 3.8 milion euro dhe jo 1.3 milion

admin
Last updated: 18/10/2024 14:10
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 tetor – Komuna e Tetovës ka reaguar pas prononcimeve të disa eksponenteve të opozites se kjo komunë ka fituar vetëm 1.3 milion euro nga fondet që ka ndarë Qeveria për investime nëpër komuna.

Më poshtë reagimin e plotë.

Komuna e Tetovës ndjen të nevojshme të informojë publikun për dezinformatat që janë përhapur lidhur me investimet në qytetin tonë.

Deklaratat se Tetova ka përfituar vetëm 1.3 milion euro investime janë plotësisht të pasakta dhe synojnë të minimizojnë progresin e arritur deri tani.

Në realitet, investimet kapitale që Komuna e Tetovës ka siguruar nga fondet qeveritare arrijnë në 3.8 milion euro, dhe jo 1.3 milion, siç është pretenduar gabimisht.

Faktet e sakta mbi investimet:

Projekti i tubacionit furnizues për ujësjellësin e qytetit të Tetovës është një nga projektet më strategjike dhe të domosdoshme për qytetin tonë. Faza e parë e tij po realizohet me një investim prej 1.03 milion euro (që është projekt i financuar përmes kredisë nga Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor nga Banka Europiane për Ivestime), ndërsa faza e dytë ka një vlerë prej 1.07 milion euro. Ky projekt do të përmirësojë furnizimin me ujë dhe do të zgjidhë problemin shumëvjeçar të qytetit.

Rikonstruimi dhe zgjerimi i rrjetit primar të ujësjellësit në lagjen Jasht Vardarit, me një investim prej 247,942.72 euro, është një tjetër hap drejt përmirësimit të infrastrukturës së ujësjellësit në Tetovë.

Rikonstruimi i Shkollës së Mesme Gjoce Stojcevski, një projekt i rëndësishëm për qytetin, ka një vlerë prej afërsisht 2.45 milion euro. Faza e parë e këtij projekti pritet të fillojë së shpejti dhe do të ketë një ndikim të madh në përmirësimin e kushteve të mësimit për nxënësit e Tetovës.

Në total, këto investime kapin vlerën prej 3.8 milion euro, duke tejkaluar ndjeshëm shifrën e raportuar prej 1.3 milion euro.

Komuna e Tetovës mbetet e përkushtuar në realizimin e këtyre projekteve të rëndësishme që do të sjellin përfitime konkrete për qytetarët tanë.

Inkurajojmë të gjithë qytetarët të mos bien pre e dezinformatave dhe të vazhdojnë të mbështesin punën e përbashkët për ta bërë Tetovën një vend më të mirë për të jetuar.

You Might Also Like

Mbi 15 mijë nxënës të regjistruar në shkollat e mesme, më shumë se 9 mijë vende mbeten të lira

Toshkovski: Që nga dita e parë kemi marrë përsipër detyrimin që siguria të jetë prioriteti më i lartë

VMRO: LSDM dhe BDI edhe nga opozita po përpiqen ta ndalojnë procesin reformues

Pacientët me kancer presin deri në 12 orë për terapi

Moti sot

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Komuna e Gazi Babës në Shkup ende nuk po zbaton gjuhën shqipe
Next Article Mickoski paralajmëron investime të reja gjermane, pret që rritja e BPV-së të tejkalojë tre për qind

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mbi 15 mijë nxënës të regjistruar në shkollat e mesme, më shumë se 9 mijë vende mbeten të lira
Maqedoni
Toshkovski: Që nga dita e parë kemi marrë përsipër detyrimin që siguria të jetë prioriteti më i lartë
Maqedoni TOP LAJM
Si bashkëshortja e futbollistit sakrifikoi jetën e saj për të shpëtuar vajzën nga rrënojat e tërmetit
Sport
Një çerek shekulli nga ekstradimi i Millosheviqit: Në Hagë pa aktgjykim, në Serbi i rehabilituar
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?