By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Trafikimi i fëmijëve dukuri e shpeshtë, tetë të mitur vetëm vitin e kaluar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Trafikimi i fëmijëve dukuri e shpeshtë, tetë të mitur vetëm vitin e kaluar
Maqedoni

Trafikimi i fëmijëve dukuri e shpeshtë, tetë të mitur vetëm vitin e kaluar

admin
Last updated: 18/10/2024 19:18
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 tetor – Gjatë vitit 2023 në vend janë zbuluar tetë raste të “trafikimit të fëmijëve”, tregojnë të dhënat në raportin e ministrisë së punëve të brendshme. Në raport thuhet se janë ngritur pesë kallëzime penale për tetë krime të trafikimit të fëmijëve dhe në njërën nga akuzat për 2 nga kryrësit e veprave janë ngritur kallëzime penale edhe për veprat “prodhim dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve” dhe abuzim seksual të të miturit”.

“Në lidhje me trafikimin e fëmijëve, në vitin 2023 janë zbuluar tetë raste, njejtë si në vitin 2022, për të cilat pas dokumentimit të plotë janë ngritur pesë kallëzime penale për tetë krime të trafikimit të fëmijëve dhe në njërën nga akuzat për dy persona janë ngritur kallëzime penale edhe për veprat penale, “prodhim dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve” dhe abuzim seksual me të miturin”.

Më tej në raport thuhet se në kallëzimet penale janë paraqitur gjithsej 35 persona, 30 prej tyre meshkuj dhe pesë prej tyre femra, ndërsa dy të akuzuar tjerë janë shtetas të Republikës së Serbisë. “Viktimat e identifikuara të trafikimit të qenieve njerëzore/fëmijë janë gjithsej katër fëmijë, femra dhe të gjitha ato i janë nënshtruar shfrytëzimit seksual si dhe njëra prej tyre është detyruar të bëjë martesë të pa dëshiruar”, thuhet në raport.

Nga MPB thonë se, komisioni nacional për luftën kundër trafikimit të njerëzve dhe migrimin illegal, janë të kyçur në fushatën “ Zemër blu” për përkrahjen e fushatës globale e cila ka për synim luftën kundër trafikimit të njerëzve, projekt I kombeve të bashkuara.

18 tetori njihet si dita europiane kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe të dhënat botërore tregojnë se rreth 27 milion njerëz në botë trafikohen në vit dhe 23% e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore janë vajza dhe adoleshentë. Në Bashkimin Evropian, forma më e zakonshme e trafikimit të raportuar është ajo e shfrytëzimit seksual, një formë e dhunës me bazë gjinore që prek në mënyrë disproporcionale gratë dhe vajzat që përfaqësojnë 95% të viktimave të regjistruara. Sipas raportit të fundit botëror për trafikimin e qenieve njerëzore, shumë vende kanë raportuar një rritje të viktimave të trafikimit në vitet e fundit.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tensionet në Kuvend, përjashtohen me 10 ditë nga seancat dy deputetët e opozitës
Next Article Vdekja tragjike e Liam Payne, flet ish-truproja i tij shqiptar: Qava si fëmijë, e kisha si djalë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?