By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ndarja e “parave hungareze”, Ganiu: Do ta rikonstruojmë ujësjellësin dhe kanalizimin fekale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ndarja e “parave hungareze”, Ganiu: Do ta rikonstruojmë ujësjellësin dhe kanalizimin fekale
Maqedoni

Ndarja e “parave hungareze”, Ganiu: Do ta rikonstruojmë ujësjellësin dhe kanalizimin fekale

admin
Last updated: 18/10/2024 21:21
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 tetor – 500 milionë eurot e para nga kredia hungareze janë derdhur në llogarinë e Bankës Popullore, e më pas në buxhetin qendror. 250 milionë prej tyre do t’iu ndahen komunave në përputhje me projektet të cilat kanë aplikuar dhe kanë marrë miratimin e Qeverisë.

Në këstin e parë do të ndahen 100 milionë euro, ndërsa komunës së Çairit i janë ndarë 2.8 milionë euro për katër projektet për të cilat kanë aplikuar.

“Komuna e Çairit në kuadër të asaj thirrjeje apo ndarjes së mjeteve prej 100 milionë eurosh nga ana e Qeverisë, ka aplikuar me projekte dhe nga ato ka fituar disa projekte në vlerë prej 2.8 milionë euro. Projektet janë për rikonstruimin e ujësjellësit dhe kanalizimit fekal në lagjen e Dizhonit, po ashtu rikonstruimi i sistemit të ujësjellësit dhe kanalizimit fekal dhe atmosferik në rrugën Kovaçka në lagjen e Sauk Çeshmës, etj. Këto projekte janë me rëndësi të madhe për komunën tonë. Këto janë 100 milionët e para, të cilat janë shpërndarë për këtë vit kalendarik, po punojmë edhe në projekte të tjera për t’i hartuar që të konkurrojmë në fushat e ndryshme.”, – deklaroi kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Arsllani: S’është bërë ndarje e duhur

Por, nga Bashkimi Demokratik për Integrim ndarjen e këtyre mjeteve e ka quajtur si jotransparente dhe se ndarja e tyre është bërë vetëm nga një rreth i ngushtë i personave në Qeveri, të cilat kanë vendosur mbi parimet e përkrahjes partiake dhe politike.

“Në bazë të ndarjes së mjeteve, mendoj se nuk është bërë një ndarje eksplicite dhe e duhur, për arsye se projektet janë marrë dhe janë shqyrtuar në bazë të një rrethi mjaft të ngushtë, ashtu siç kanë pasur dëshirë. Nuk është në mënyrë transparente dhe nuk është në mënyrën e duhur ndarja e mjeteve nga ana e Qeverisë.”, – theksoi Armend Arsllani nga BDI.

Mickoski: Afat shtesë për komunat që s’përfituan

Por, jo të gjitha komunave i janë ndarë mjete. Këtyre mjeteve nuk kishin mundësi t’i gëzohen komunat e Sarajit, Tearcës, Strumicës dhe Qyteti i Shkupit, për të cilët kryeministri Mickoski ka dhënë një afat shtesë deri më 15 nëntor, me qëllim që t’a kompletojnë dokumentacionin.

“Atyre komunave të cilat nuk e kanë dorëzuar dokumentacionin e kompletuar, besoj se ky afat është i mjaftueshëm. Jo të gjitha projektet të cilat i kanë dorëzuar komunat janë miratuar dhe kjo tregon se nuk ka pasur ndarje selektive dhe i hedh poshtë pretendimet e tilla. Qytetarët janë të vetëdijshëm për të gjitha këto punë të cilat po bëhen, prandaj nuk pres diçka të mençur nga opozita, sepse ato përpos që kanë grabitur, ato edhe dinë të gënjejnë.”, – u shpreh kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski.

Me 250 milionë euro nga kredia hungareze do të financohen 274 projekte në 77 komuna. Në bazë të vendimit të Qeverisë, nga komunat shqiptare, komunës së Çairit i janë ndarë 169 milionë denarë, komunës së Gostivarit – 162 milionë denarë, Strugës – 136 milionë denarë, Tetovës – 81 milionë denarë, Shuto Orizarës – 68 milionë denarë, komunës së Bogovinës – 60 milionë denarë, komunës së Kërçovës – 56 milionë, Likovës – 55 milionë, Vrapçishtit – 54 milionë, Zhelinës – 51 milionë, Dibrës – 42 milionë dhe komunës së Dollnenit – 36 milionë denarë.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ky është marketi me fitimin më të madh në Maqedoni, ja kush janë të tjerët në Top 5
Next Article Një virus i rrezikshëm po përhapet në Europë, i pranishëm dhe tek ne

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?