By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tripunovski: Detyrim i pushtetit lokal është që të sigurojë ujë të pijshëm, intenca jonë ishte vetëm që të ndihmojmë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Tripunovski: Detyrim i pushtetit lokal është që të sigurojë ujë të pijshëm, intenca jonë ishte vetëm që të ndihmojmë
Maqedoni

Tripunovski: Detyrim i pushtetit lokal është që të sigurojë ujë të pijshëm, intenca jonë ishte vetëm që të ndihmojmë

admin
Last updated: 25/10/2024 12:05
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 tetor – Detyrim i pushtetit lokal është që të sigurojë ujë të pijshëm për qytetarët. Intenca jonë ishte që të ndihmojmë për shkak se kemi parë që pushteti lokal nuk ka arritur ta menaxhojë procesin, deklaroi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski pas daljes së djeshme të Strumicës nga BNJVL-ja për shkak të, siç theksuan nga Komuna, sjelljes indiferente ndaj qytetit dhe qytetarëve të saj në periudhën kur përballejn me njërin nga sfidat më të mëdha – ujin e pijshëm dhe për shkak të refuzimit të projektit të vetëm nga Strumica për shfryëzimin e mjeteve nga kredia hungareze.

Tripunovski thotë se në gjithë situatën nuk ka asnjë politikë nga ana e Qeverisë dhe se intenca e vetme e Ministrisë ka qenë që ta ndihmojë komunën për tejkalimin e problemit me ujin e pijshëm.

“Konform ligjeve, përgjegjësi e pushtetit vendor është që ujin që e merr në stacionin e filtrimit ta çojë në fazën e pijshme për t’ua shpërndarë qytetarëve dhe nuk dua të fus politikë këtu. Synimi ynë ishte të viheshim në dispozicion sepse pamë që pushteti vendor e menaxhoi keq atë proces dhe kjo ishte praktikisht e gjithë veprimtaria jonë. Për performancën e tyre në të kaluarën flet edhe fakti që kryetari i Strumicës dhe të gjithë kryetarët e mëparshëm nuk kanë investuar mjaftueshëm në stacionin e filtrimit. Nuk është përgjegjësi e Qeverisë, është përgjegjësi e vetëqeverisjes lokale”, tha Tripunovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas debatit të sotëm në Qeveri dedikuar bujqësisë, vetëqeverisjes lokale dhe mjedisit jetësor.

Ministri i Pushtetit Lokal, Zllatko Tripunovski e ka përsëritur qëndrimin që e ka parashtruar në intervistën për MIA-n se nuk ka politikë në shpërndarjen e mjeteve nga kredia hungareze dhe se kryetari i Srumicës ka aplikuar me projekt, i cili tashmë është dhënë në tender dhe për të cilin kanë filluar punimet ndërtimore. Perinski e përsëriti qëndrimin se apelon në urt[si tek kryetari i Strumicës dhe karposhit, të cilët kanë paralajmëruar dalje nga BNJVL-ja.

Komuna e Strumicës dje zyrtarisht njoftoi se del nga BNJVL-ja, ndërsa kryetari i Karposhit paralajmëroi një mundësi të këtillë. Për sot është caktuar konferenc e re për shtyp e kryetarit të Karposhit.

You Might Also Like

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!

Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!

Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane

Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!

Të shtëna në Kumanovë?!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Grafite fyese kundër Fadil Gecit në Prishtinë, dëshmoi në Hagë kundër ish-krerëve të UÇK-së
Next Article Dimitrieska-Koçoska takime në FMN – Jemi duke e stabilizuar menaxhimin e financave publike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?