By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Strategjinë që e paralajmëroi Mickoski është plotësisht dokument ndryshe nga SKZH 2024 – 2044 të cilën e votuan sot deputetët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Strategjinë që e paralajmëroi Mickoski është plotësisht dokument ndryshe nga SKZH 2024 – 2044 të cilën e votuan sot deputetët
Maqedoni

Strategjinë që e paralajmëroi Mickoski është plotësisht dokument ndryshe nga SKZH 2024 – 2044 të cilën e votuan sot deputetët

admin
Last updated: 29/10/2024 18:51
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 29 tetor – Strategjia deri në vitin 2050, hartimi i së cilës javën e kaluar e paralajmëroi kryeministri Hristian Mickoski, është i veçantë, dokument plotlsisht ndryshe nga Strategjia kombëtare të zhvillimit (SKZH) për periudhën 2024 – 2044, tha pasdite zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor, Ane Lashkoska.

Lashkoska, e cila para deputetëve në kuadër të seancës së 17-të kuvendore e elaboroi SKZH-në, u bëri thirrje deputetëve të LSDM-së që të marrin pjesë në hartimin e strategjisë që e paralajmëroi Mickoski, pasi që Dimitar Kovaçevski pyeti nëse është kjo vetëm vazhdim gjashtëvjeçar i SKZH-së ose diçka tjetër.

“Para disa ditëve Mickoski paralajmëroi strategji deri në vitin 2050, ndërsa ne sot, 120 deputetë pajtohemi për strategji zhvilimore, në të cilën kanë marrë pjesë të gjithë. E ftojmë thënë kushtimisht, opozitën, që të marrë pjesë në hartimin e strategjisë deri në vitin 2050. A janë ato gjhashtë vite shtesë?, pyeti Kovaçevski, i cili paraprakisht dha mbështetje të plotë të SKZH-së.

Kësaj i është përgjigjur Lashkovska, e cila shprehu keqardhjen që Kovaçevski po tenton të keqpërdor, siç tha ajo, thirrjen e kryeministrit.

“Më vjen keq që po përpiqeni të shpërdoroni thirrjen e Mickoskit, gjegjësisht ta çoni në një drejtim tjetër. Është një dokument krejtësisht tjetër. Ju ftojmë të merrni pjesë në përgatitjen e tij. Strategjia do të trajtojë tërësisht prioritete të tjera që nuk mbulohen nga SKZH-ja dhe që ju si qeveri i keni anashkaluar. Do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të arritur një konsensus për çështjet kombëtare dhe politikën e jashtme dhe do të konsultohemi me mendjet më të mira në vend për të përcaktuar rrugën që do të ndjekim në vitet e ardhshme. Shpresoj se do të merrni pjesë në ndërtimin e konsensusit kombëtar dhe në ndërtimin e politikës sonë të jashtme”, tha Lashkovska.

Kovaçevski u përgjigj shkurt se vetëm ka pyetur.

“Ju dhatë një përgjigje që do të duhet të dëgjohet edhe dy herë për të arritur te thelbi që do të bëhet në vitet në vijim. Kjo është një strategji plotësisht gjithëpërfshirëse dhe shpresoj që ajo e propozuar nga Mickoski të jetë po aq gjithëpërfshirëse sa kjo”, tha Kovaçevski.

Pasditen e sotme Kuvendi me 70 vota “pro”, një kundër dhe asnjë abstenim miratoi Strategjinë kombëtare të zhvillimit për periudhën 2024 – 2044.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Qeveria miratoi propozim-buxhetin për vitin 2025
Next Article Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” reagon në emërimin në Akademi për gjyqtarë dhe prokurorë publikë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?