By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Klekovski: FSSH nga viti 2024 ose është në “status kuo” ose është në rënie në të gjitha fushat e punës së tyre
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Klekovski: FSSH nga viti 2024 ose është në “status kuo” ose është në rënie në të gjitha fushat e punës së tyre
Maqedoni

Klekovski: FSSH nga viti 2024 ose është në “status kuo” ose është në rënie në të gjitha fushat e punës së tyre

Redaksia
Last updated: 04/11/2024 15:46
By Redaksia 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 nëntor – Fondi i sigurimeve shëndetësore FSH që nga viti 2014 ose është në “status kuo” ose është në rënie në të gjitha fushat e punës së saj, vlerësoi sot drejtori i FSSH-së, Sasho Klekovski.

Të gjithë 740-të të punësuarit në FSSH, siç tha, po punojnë për tejkalimin e problemeve. Me ribalancimin e Buxhetit, shtoi ai, FSSH ka buxhetin e vet prej rreth 780 milionë euro, nga të cilat 87 për qind janë për shërbime shëndetësore, 11,5 për qind për kompensime të pushimit mjekësor, ndërsa 1,5 për qind për shpenzime për funksionimin e FSSH-së.

“Problemet më lehtë shihen përmes borxhit të institucioneve shëndetësore publike (ISHP). Më 30 qershor të këtij viti, 109 ISHP kishte borxh prej pesë miliardë denarë, ndërsa vetëm në gjysmën e parë të vitit borxhi u rrit për një miliard denarë. Në buxhetin e FSSH-së nuk ishin planifikuar as harmonizimet e pagave në shëndetësi të dakorduara në vitin 2023. Kjo do të thotë se ka rritje të borxheve, ndërsa nuk janë të mbuluara obligimet e marra për pagat në shëndetësi publike dhe për kushtet e punës në aspektin e barnave”, tha Klekovski në Platformën “100 për qind të përkushtuar për ju në temën: Masat dhe politikat për përmirësimin e shëndetësisë, politikës sociale, demografisë dhe rinisë” që u mbajt sot në Qeveri.

Pikërisht për këtë, siç tha, një nga aktivitetet e para të FSSH-së në bashkëpunim me Projektin për qeverisje të mirrë të USAID-it ka qenë që të bëhet analiza funksionale dhe vlerësimi i rreziqeve të nga korrupsioni.

“Në shëndetësi nuk do të ketë përmirësim nëse nuk shtypim korrupsionin dhe krimin. Ne besojmë se kjo duhet të çojë në kursimet e nevojshme që nevojiten për të përmirësuar kujdesin shëndetësor dhe kushtet e punës. Stimul i rëndësishëm ishte edhe ribalancimi i buxhetit, i cili së bashku me kursimet mundësoi uljen e borxheve të ISHP-së për dy miliardë denarë”, tha Klekovski.

Me këtë, shtoi, do të zvogëlohen shpenzimet gjyqësore dhe intereset në kontestet gjyqësore për shkak të moshërbimit të borxheve, shumë që janë në miliona euro.

“Shpresojmë se me disiplinën tonë më të mirë financiare do të kontribuojmë në uljen e çmimeve të barnave, sepse në to tani është përfshirë edhe çmimi i mospagesës”, theksoi Klekovski.

Ai theksoi se FSSH tashmë ka siguruar financim kudo që duhej të sigurohej vazhdimësia e shërbimeve, gjegjësisht rreth pesë milionë euro për Klinikën për Radioterapi dhe Onkologji, është rritur fondi për hulumtime gjenetike, është siguruar një fond shtesë për kardiokirurgjinë e fëmijëve.

“Aktualisht po punohet për llogaritjet që disa nga barnat që janë në listën pozitive për spitalet, për disponueshmëri më të lehtë për pacientët, të kalojnë në listën pozitive të disponueshmërisë në barnatore. Jemi duke biseduar edhe me shoqatat e mjekëve amë dhe presim që deri në fund të vitit të arrihet një marrëveshje për më shumë masa për përmirësimin e punës në kujdesin parësor, thekson Klekovski.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Deri në vitin 2028 25 kopshte të reja të fëmijëve, paralajmëroi ministri Limani
Next Article Kallëzim penal kundër ish të punësuarve në MPB për “bashkim kriminal”, “zbulim të sekretit zyrtar”, kanë përdorur aplikacionin e njohur SKY/ECC

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?