By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: Rritje e varfërisë krahas rritjes së përvitshme të buxhetit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha: Rritje e varfërisë krahas rritjes së përvitshme të buxhetit
Shqipëri

Berisha: Rritje e varfërisë krahas rritjes së përvitshme të buxhetit

Redaksia
Last updated: 04/11/2024 16:33
By Redaksia 3 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi sot lidhur me pr/buxhetin 2025 që qeveria dorëzoi këto ditë në parlament për vitin 2025.

Në një konferencë për shtyp, Berisha theksoi se, buxheti nuk u përkushtohet qytetarëve, por investimeve kapitale si në diktaturë kur ndërtoheshin bunkerë e tunele.

“Ky buxhet në total prej 8.2 miliardë euro është buxheti më i madh dhe që në pamje të parë duhet të ofronte mirësinë më të madhe për qytetarët shqiptarë”, tha Berisha.

Por, shtoi kreu i PD, “në Shqipëri ka ndodhur një fenomen paradoksal. Rritja e përvitshme e buxhetit gjer pothuajse në dyfishimin e tij është shoqëruar në mënyrë të habitshme me rritjen e përvitshme të varfërisë. Varfërisë relative, varfërisë të skajshme apo mjerimit”.

Sipas tij, kjo dukuri unike është tipar kardinal i buxheteve të diktaturave ideologjike dhe mobokracive kleptokratike.

“Nuk mund të ndodhë kurrë kjo përveçse në regjime ku paratë përdoren siç i përdorte diktatori Hoxha për bunkerë dhe tunele, ose siç i përdor Edi Rama për punë publike me çmime 10 herë më të lartë se në Kroaci”, tha Berisha.

Kështu që, shtoi kreu i PD, “ky buxhet, para se gjithash mund të cilësohet si buxheti i triumfit të kleptokracisë, të vjedhjes, parajsës qeveritare dhe si buxhet pa mëdyshje i ndëshkimit të qytetarëve shqiptarë”.

Sa i përket pensioneve, Berisha u shpreh se, “buxheti parashikon vetëm 16 milionë euro për rreth 800 mijë pensionistë”.

“Janë dy kategori të tjera që në Shqipëri numërojnë kafshatën dhe këta janë 790 mijë pensionistë dhe janë 62 mijë familje në ndihmë ekonomike. Për 62 mijë familje në ndihmë ekonomike, të cilët de facto janë në varfëri ekstreme, nuk shtohet asnjë qindarkë”, tha Berisha.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Berisha shtoi se, “sot çdo pensionist merr minimalisht një pension më të ulët në raport me fuqinë blerëse se sa në vitin 2014”.

“A ka cinizëm, injorim dhe më shumë se injorim që në tërë këtë buxhet të lësh për pensionistët gjithsej 16 milionë euro?

Ndërkohë që ke zvogëluar listën e rimbursueshme dhe prej vitesh nuk ke shtuar asnjë ilaç në fondin e ilaçeve të tyre.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Pra, buxhetin mund t’i japësh shumë etiketa, por më çnjerëzor, Shqipëria nuk ka patur kurrë të tillë”, tha më tej Berisha.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Hapet Ura e Madhe e Kukësit, Rama: Vepër mbresëlënëse që çliron përfundimisht qarkullimin
Next Article VLEN: Nuk e kemi ditur se Artani dhe Përparimi e kanë futur Blerimin në biznesin e kazinove

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?