By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hapet Ura e Madhe e Kukësit, Rama: Vepër mbresëlënëse që çliron përfundimisht qarkullimin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Hapet Ura e Madhe e Kukësit, Rama: Vepër mbresëlënëse që çliron përfundimisht qarkullimin
Shqipëri

Hapet Ura e Madhe e Kukësit, Rama: Vepër mbresëlënëse që çliron përfundimisht qarkullimin

Redaksia
Last updated: 04/11/2024 16:31
By Redaksia 4 Min Read
Share
SHARE

Ura e Madhe e Kukësit është hapur sot për qarkullimin e automjeteve, si një nga veprat më të rëndësishme infrastrukturore që çliron përfundimisht qarkullimin duke aksesuar edhe komunitetet përreth.

Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, njëherazi ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë morën pjesë sot në ceremoninë e përurimit të urës, ndërsa u përshëndetën edhe me banorët e zonës.

Kryeministri Rama e konsideroi urën një vepër mbresëlënëse, e cila çliron përfundimisht qarkullimin e ngërçosur prej vitesh.

“Ky investim i jep një përgjigje kuptimplotë të gjitha qyqeve që mbushën rrjetet sociale me vrer lajmesh të rreme, ndërkohë që po siguroheshin edhe akseset e komuniteteve përreth”, u shpreh Rama.

“Është shumë e rëndësishme që ura hapet për të gjithë, edhe për ata që çfarë nuk thanë për urën, deri te lajmi nga penxherja që ju këputën këmbët urës. Ndërkohë që kjo nuk ka këmbë sepse e ka trupin të shtrirë përgjatë një hapësire drite, që është ndër më të mëdhatë e një ure në Eruopë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se falë talentit dhe eksperiencës së projektuesit italian, por edhe falë punës së bërë nga kompania, ajo u hap.

“Ura mbaroi por duheshin plotësuar edhe kushtet për 2 apo 3 komunitete të tjera rreth kësaj zone, të cilave iu duhej dhënë akses që të garantohej lehtësia e transportit për ta”, tha Rama.

Balluku vuri në dukje se kur është marrë në dorëzim Rruga e Kombit, ishte një rrugë pothuajse as në gjysmë të volumeve të saj përfundimtare dhe ne vazhdojmë me përmirësimin e saj.

Në këtë drejtim, Rama tha se nga pikëpamja e trasesë rruga ishte e hapur me këto ngërçet e tmerrshme në hyrje të Kukësit dhe në zonën ku u ndërtuan ato urat e tjera, por nga pikëpamja e volumeve, garancive dhe standardeve ishte bërë vetëm gjysma e volumit të punës.

Balluku e konsideroi urën një vepër arti, ndërsa u shpreh se ajo është dizenjuar nga një prej arkitektëve më të njohur italianë.

“Puna e bërë nga viti 2020 deri më sot ka qenë kolosale për këtë urë dhe për gjithë kompletimin e Rrugës së Kombit”, tha ajo.

Ura sjell edhe një arkitekturë të veçantë për nga përmasa inxhinierike dhe estetike, për të gjithë udhëtarët.

“Ura është një vepër e veçantë, jo vetëm nga ana si vepër arti, por edhe nga struktura dhe metodologjia e saj e punës. Ura në vetvete ka kushtuar e gjitha rreth 40 milionë euro përfshirë edhe dy rrugët e aksesit, të hyrjes e të daljes. Ura ka veçori të jashtëzakonshme sepse si urë është ndërtuar e gjitha jashtë dhe pas ndërtimit, ura është spostuar nëpërmjet lundrimit. Është shumë e veçantë, shumë e jashtëzakonshme, nga të rrallat mund të themi në Evropë të paktën, nga njohuritë që kemi sepse e bën të rrallë, niveli i liqenit i cili ndryshon për rreth 40 metra”, shpjegoi inxhinieri, drejtues i punimeve.

Ura e Madhe e Kukësit bashkon brigjet e Drinit në Rrugën e Kombit. E projektuar nga një prej arkitektëve më të njohur italian Giorgio Rizzo, Ura e Re i jep zgjidhje një nyjeje të vjetër lidhëse të dy anëve të liqenit me rrugën kombëtare, duke zëvendësuar urën e vjetër ekzistuese dhe lehtësuar ndjeshëm qarkullimin në këtë zonë.

Ura e Madhe e Kukësit mbi lumin Drin ka një gjatësi totale prej 310 metra, ndërsa harku metalik ka një bazë prej 270 metra, një lartësi prej 56 metra.

Ura ka 4 korsi, në dy kahet e lëvizjes me ndarës trafiku të ndërmjetëm dhe me kavo çeliku që fiksohen nga bazamenti në harkun e urës.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Prezantohet Strategjia Ndërsektoriale kundër Korrupsionit 2024-2030, Pirdeni: Forcojmë mekanizmat e parandalimit
Next Article Berisha: Rritje e varfërisë krahas rritjes së përvitshme të buxhetit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?