By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti u premton frankofonëve: Mbajtjen e orëve të mësimit të gjuhës frënge në mbarë vendin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kurti u premton frankofonëve: Mbajtjen e orëve të mësimit të gjuhës frënge në mbarë vendin
Maqedoni

Kurti u premton frankofonëve: Mbajtjen e orëve të mësimit të gjuhës frënge në mbarë vendin

admin
Last updated: 12/11/2024 12:59
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në Kosovë ka potencial të plotë për zhvillimin e mësimit të frëngjishtes, por që mbetet ende i pa shfrytëzuar.

Prandaj, ai ka thënë se në pritje të Samitit të ardhshëm të Frankofonisë, i cili do të mbahet në vitin 2026, Kosova synon që të aplikoj sërish për marrjen e statusit me të drejta e plota, dhe në këtë drejtim ai ka theksuar se qeveria dhe komunat e Kosovës duhet të fillojnë punën së bashku për të gjetur një mënyrë për të adresuar mësimin e gjuhës frënge në mbarë vendin.

“Në vendin tim si në tuajin parlamenti simbolizon luftën tonë të përbashkët për të mbrojtur parimet që burojnë nga modeli më i mirë i shoqërisë që ka ekzistuar ndonjëherë, pra demokracia. Më shumë se kaq në Kosovë ky parlament simbolizon një përpjekje të gjatë për liri drejtësi dhe barazi. Mund të  tingëlloi e çuditshme të dëgjoni se sot jemi vetëm një çerek shekulli nga çlirimi i Kosovës dhe më pak se 17 vjet nga pavarësia e vendit tonë. Kosova është një vend ku mund të gjenden vlerat rrënjësore që i ndajmë me botën e frankofonisë”, tha Kurti në seancën solemne të hapjes së Sesionit të 36-të të Asamblesë Rajonale të Evropës (ARE) të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë.

Ai vuri në pah se përkundër dëshirës për tu avancuar nga anëtare e asocuar në anëtare të plotë të organizatës ndërkombëtare të frankofonisë, Kosova ende nuk ka mundur t’i përmbush të gjitha detyra e nevojshme për të fituar këtë status.

“Është e kuptueshme që jo gjithçka varet nga vendimet e Kosovës duke pasur parasysh që duhet të ketë edhe disa vlerësime politike që lidhen me kriteret e marrëdhënieve të mira fqinjësorë. Jam i bindur se potenciali i plotë i zhvillimit të mësimit të frëngjishtes në Kosovë mbetet ende i pa shfrytëzuar. Prandaj, në pritje të Samitit të ardhshëm të vitit 2026, ku Kosova synon të aplikoj sërish për marrjen e statusit me të drejta të plota qeveria jonë dhe komunat e Kosovës duhet të fillojnë së bashku për të gjetur një mënyrë për të adresuar mbajtjen e orëve të mësimit të gjuhës frënge në mbarë vendin”, ka thënë ai.

Kurse, Dimal Basha, kryesues i delegacionit të Përhershëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës në APF, ka thënë se Kosova do të angazhohet për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e grave.

“Në korrik të vitit 2022 gjatë sesionit të mbajtur në Roanda e gjithë kjo punë u kurorëzua me avancimin e statusit nga anëtar vëzhgues në anëtar të asocuar në AFP. Një moment tjetër i rëndësishëm për Kuvendin ishte edhe nisma për organizmin e seminarit të parë parlamentarë në Prishtinë. Takimi me të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës ishte një moment i prekshëm dhe i ndjeshëm i delegacionit që na ka vizituar. Angazhimi ynë për të mbrojtur dhe promovuar të drejta e grave është i pa lëkundur dhe ne do të vazhdojmë që të punojmë për të drejta të barabarta për të gjithë”, ka thënë ai.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në kuadër të ushtrimit fushor “Ujku i Çeliktë”, FSK-ja organizon Ditën e Vizitorëve
Next Article Ylli kroat refuzoi Real Madridin, kishte një arsyeje shumë të veçantë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?