By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Angellço Ristov dhe Svetllana Karapetrova anëtarë të ri të KSHZ-së, Katerina Dimitrovska deputete e re
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Angellço Ristov dhe Svetllana Karapetrova anëtarë të ri të KSHZ-së, Katerina Dimitrovska deputete e re
Maqedoni

Angellço Ristov dhe Svetllana Karapetrova anëtarë të ri të KSHZ-së, Katerina Dimitrovska deputete e re

admin
Last updated: 12/11/2024 18:32
By admin 8 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 nëntor – Kuvendi sot e ka mbajtur seancën e 19-të, në të cilën janë vozuar disa ligje. Në fillim të seancës është verifikuar mandati i deputetes së re Katrina Dimiriovska nga VMNRO-DPMNE, e cila vjen në vendin e Marija Miteva, pasi që hoqi dorë nga mandati i deputetes pas emërimit të saj zëdhënëse të Qeverisë. Vazhdimin e seancës së 19-të të Kuvendit, Afrim Gashi e paralajmëroi për nesër në ora 12:00.

Anëtarë të rinj të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve janë zgjedhur Angellço Ristov, jurist i diplomuar me proovim të dhënë të jurisprudencës dhe magjistër i të drejtës administrative dhe administratës publike nga Dellçeva dhe Svetllana Karapetrova, ekonomiste e diplomuzar dhe magjiste e Ekonomisë – financave, kontabilitetit dhe revizionit nga Tetova. Këta dy anëtarë të rinj të KSHZ-së zgjedhen pasi që Boban Stojanovski i deritanishëm nga VMRO-DPMNE është bërë zëvendës-sekretar i përgjithshëm i Kuvendit, ndërsa Radica Risteska nga LSDM-ja është pensionuar.

Nga seanca e deritanishme janë tërhequr propozimet për zgjedhje të Ardian Demirit dhe Vedat Salihit për anëtarë të Këshillit të prokurorëve publikë të RNV-së dhe Propozim vendimi për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për mbrojtje dhe korrupsion.

Deputetët e kanë votuar edhe vendimin për zgjedhje të kryetarëve, zëvendësve të kryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Kuvendit të RMV-së.

Kryetar i Këshillit Nacional për Integrime Evropiane u zgjodh deputeti i LSDM-së, Venko Filipçe, ndërsa nënkryetare u zgjodh deputetja e VMRO-DPMNE-së, Maria Petrushevska. Deputetët Nikolla Micevski, Vesna Bendevska, Halil Snopçe, Monika Zajkova, Ilir Demiri, Amar Mecinoviq, Antonio Milloshoski, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, Musa Xhaferi, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme, Ivanka Vasilevska, bashkëkryetar i Komisionit të përbashkët parlamentar u zgjodhën si anëtarë të komisionit BE-Republika e Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani, ministër i Çështjeve Evropiane, prof. Hristina Runçeva Tasev, përfaqësuese nga Kabineti i presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Spasenovski, përfaqësues nga Kabineti i Presidentit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësues nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Dr. Orce Gjorgjievski, përfaqësues nga Bashkësia e Njësive të Pushtetit Lokal dhe Dragan Sekulovski, përfaqësues i Asociacionit të Gazetarëve të Maqedonisë. Ndërsa, nga ana tjetër, deputetët Dafina Stojanoska, Boban Karapejovski, Kaltrina Beqiri, Mitko Trajçulleski dhe Rexhep Ismail, Igor Zdravkovski, zëvendëskryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, Arbana Pasholli, zëvendëskryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, nënkryetare e Komisionit të Përbashkët Parlamentar BE-Republika e Maqedonisë së Veriut.

Për kryetar dhe anëtarë të Këshillit drejtues të Agjencisë për rregullim të sektorit hekurudhor janë emëruar Nena Trajanovska, juriste e diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Shkupi dhe Simona Simoska Efremovska, magjiste e të drejtës penale nga Gostivari dhe Burim Memishi, jurist i diplomuar nga fshati Pallçishtë e Poshtme, Komuna e Bogovinës. Në seancë u zgjodhën kryetari dhe anëtarët e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor dhe anëtarët e Komisionit të Agjencisë për Komunikime Elektronike.

Kryetar i Komisionit Shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative, procedurë në marrëdhënie pune dhe mbikëqyrje inspektuese në shkallë të dytë, është zgjedhur Ilçe Musharevski, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Resnja. Ndërsa anëtarë Sashko Gruevski, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Velesi, Irena Brzanova, juriste e diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Shkupi, Zharko Denkovski, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Kumanova, Vera Dimitrieva, juriste e diplomuar me provim të jurisprudencës nga Radovishi, Maja Biçikliska, juriste e diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Shkupi, Marija Stefanoska Tomeska, juriste e diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Shkupi, Simona Leskaroska, juriste e diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Shkupi, Iskra Davitkovska-Kostovska, juriste e diplomuar me provim të dhënë jurisprudencës nga Shkupi, Ana Vesova, juriste e diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencë nga Velesi, Jusuf Miniri i diplomuar në drejtësi me provim të dhënë të jurisprudencës nga fshati Dobridoll Komuna Vrapçisht, Adrian Mamuti i diplomuar në drejtësi me provim të dhënë të jurisprudencës nga Tetova dhe Edit Azizi, e diplomuar në drejtësi me provim të dhënë të jurisprudencës nga fshati Raven i Gostivarit.

Deputetët dhanë mbështetje për nevojën e miratimit të disa ligjeve me procedurë të shkurtuar – Propozim për ndryshimin e Ligjit për veprimtari inovative, me procedurë të shkurtuar – Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për veprimtarinë kërkimore-shkencore, Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për trajnimin dhe provimin e drejtorit të shkollës fillore, shkollës së mesme, konviktit të studentëve dhe universitetit të hapur qytetar për mësim të përjetshëm, me procedurë të shkurtuar, Propozim për ndryshimin e Ligjit për standardet e nxënësve, Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për standardet e studentëve, Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për Agjencinë Kombëtare të Programeve Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmërisë, Propozim Ligji për ndryshimin e Ligjit për Tokë Ndërtimore, Propozim Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit, Propozim Ligji për ndryshimin e Ligjit për Tokë Bujqësore, Propozim i ligjit për plotësimin e Ligjit për koncesionet dhe partneritetin publik privat – Leximi i parë.

Gjithashtu, deputetët votuan për nevojën që pas procedurës së shkurtuar të miratohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Regjistrin Qendror, me amendamentet e të cilit është e mundur që gazetarët të paraqesin kërkesë me shkrim për përdorimin e të dhënave për qëllime kërkimore nga Regjistri i llogarive vjetore, regjistri tregtar dhe nga Regjistri i personave të tjerë juridikë, Regjistri qendror për t’i siguruar ato pa kompensim.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Disa ligje u kaluan në lexim të dytë – Projektligji për ndryshimin e Ligjit për bashkëpunim ndërkomunal, Projektligji për plotësimin e ligjit për koncesionet dhe partneritetin publiko-privat.

Kuvendi e përfundoi shqyrtimin e përgjithshëm të Strategjisë fiskale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për 2025 – 2029, Propozimin e Planit financiar të Komisionit Rregullator të Energjetikës, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025 dhe Propozimin-vendimin për përcaktimin e përqindjes së përfshirjes nga të hyrat e përgjithshme vjetore, për financimin e funksionimit të Komisionit Rregullator të Energjetikës, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Siljanovska Davkova-Orban: Si shtet nuk shohim alternativa për integrimin dhe anëtarësimin me të drejtë të plotë në BE
Next Article Truproja e Millosheviqit pretendon se vrasja e Gligorovit ishte për shkak se ai donte që Maqedonia të kthehej në Jugosllavi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?