By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BE-ja gjobit Meta-n me gati 800 milionë euro për praktika “abuzive”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > BE-ja gjobit Meta-n me gati 800 milionë euro për praktika “abuzive”
Teknologji

BE-ja gjobit Meta-n me gati 800 milionë euro për praktika “abuzive”

admin
Last updated: 14/11/2024 21:07
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Komisioni Evropian e ka gjobitur të enjten Meta-n, kompaninë që zotëron Facebook-un, me 797.72 milionë euro, për shkak të praktikave abuzive nga të cilat përfitoi tregu online në Facebook, i njohur si Martkerplace.

“Komisioni Evropian e gjobiti Meta-n… për shkeljen e rregullave të BE-së duke e lidhur shërbimin e vet online për reklama të klasifikuara, Facebook Marketplace, me rrjetin e vet social personale, Facebook, dhe duke vendosur kushte të padrejta komerciale ndaj shërbimeve të tjera online për reklama të klasifikuara”, tha Komisioni Evropian.

Meta njoftoi se do të ankohet ndaj këtij vendimi, por në ndërkohë, do të bashkëpunojë dhe do të punojë pa humbur kohë për të gjetur zgjidhje për adresimin e çështjeve të ngritura.

Ky vendim i Komisionit Evropian vjen dy vjet pasi ai e kishte akuzuar gjigantin amerikan të teknologjisë se i kishte dhënë përparësi të padrejtë shërbimit të vet për reklama të klasifikuara, Facebook Marketplace, duke i bashkuar dy shërbimet.

Bashkimi Evropian nisi një hetim formal ndaj dyshimeve për sjellje kundër konkurrencës nga Facebook në qershor 2021.

Në dhjetor 2022, BE-ja ngriti shqetësime se Meta e lidh rrjetin e vet social mbizotërues, Facebook, me shërbimet e veta online për reklama të klasifikuara.

Facebook e lansoi tregun online Marketplace në vitin 2016 dhe e zgjeroi atë në disa vende evropiane një vit më pas.

BE-ja argumenton se Meta ua imponon Facebook Marketplace njerëzve të cilët e përdorin Facebook-un me një “lidhje” të jashtëligjshme, por Meta tha se ky argument e shpërfill faktin se përdoruesit e Facebook-ut mund të zgjedhin nëse duan të shkojnë në Marketplace, dhe shumë prej tyre nuk e bëjnë.

Meta tha se Komisioni Evropian pretendoi se Marketplace ka mundësi ta pengojë rritjen e tregjeve të mëdha të reja online në BE, por nuk gjeti prova për të dëshmuar se kjo i dëmton konkurrentët./REL

You Might Also Like

Shkencëtarët zviceranë testojnë robotin që mund të kërkojë jetë në Mars

iPhone i palosshëm më afër se kurrë – ja kur pritet lansimi

Zbulohen detajet e para për Honor 600 Pro

Muskujt artificialë të fuqizuar nga ajri mund t’i ndihmojnë robotët të ngrenë 100 herë peshën e tyre

Apple i jep fund Mac Pro, Mac Studio bëhet desktop-i kryesor profesional

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tmerruese në Maqedoni, nëna e ka detyruar vajzën e saj të mitur të merrej me prostitucion, abuzimi zgjati 4 vjet
Next Article Konferencë shkencore “Gjuha dhe Etnia”, Mexhiti: Gjykata Kushtetuese të mos prek shqipen

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?