By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dita e tretë e debatit në komision për Propozim-buxhetin për vitin 2025
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dita e tretë e debatit në komision për Propozim-buxhetin për vitin 2025
MaqedoniTOP LAJM

Dita e tretë e debatit në komision për Propozim-buxhetin për vitin 2025

admin
Last updated: 16/11/2024 10:55
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 16 nëntor – Në Komisionin kuvendor për Financim dhe Buxhet sot duhet të vazhdojë dita e tretë e debatit për Propozim-buxhetin për vitin 2025.

Debati në Komision për Propozim-buxhetin zgjat 10 ditë dhe duhet të përfundojë më së voni deri më 30 nëntor pas çka vazhdon në seancë plenare. Për Propozim-buxhetin për vitin 2025 janë parashtruar gjithsej 308 amendamente prej të cilëve 204 nga LSDM-ja opozitare. Sipas ligjit, Buxheti për vitin 2025 duhet të votohet deri më 31 dhjetor

Me Propozim-buxhetin për vitin 2025, të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 358,8 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në nivel prej 400,2 miliardë denarë. Deficiti i buxhetit është projektuar në vlerë absolute prej 41.350 milionë denarë ose në nivel prej 4 për qind të PBB-së së planifikuar, ndërsa parashihet rritje e ekonomisë prej 3,7 për qind.

Në debatin e djeshëm, deputetët e opozitës theksuan se me Propozim-buxhetin nuk do të ketë standard më të mirë jetësor të qytetarëve dhe zhvillim ekonomik të shtetit, ndërsa ata nga pushteti se është zhvillimor dhe do t’i përmirësojë kushtet për jetën e qytetarëve.

Deputetja e LSDM-së, Jovanka Trençevska theksoi se propozim-buxheti është joreal, as pak i zhvilluar, i kushtueshëm, jo​​nikoqir, parazgjedhor jovizionar, joinventiv dhe buxhet, siç tha ajo, me borxhe të reja dhe një viti të ri të humbur për ekonominë dhe qytetarët. Trençevska theksoi se partia e saj nuk do të votojë për një buxhet të tillë, sepse, siç tha ajo, nuk do të sjellë rritje ekonomike apo standard më të mirë të jetesës për qytetarët.

“Një buxhet që parashikon rritje joreale të PBB-së prej 3,7 për qind krahasuar me parashikimet e Bankës Botërore prej 2,5 për qind, Bankës Kombëtare prej 3,3 për qind. Një numër i madh i ekonomistëve ekspertë që vlerësuan propozim-buxhetin dhe projeksionet e Qeverisë tregojnë se pse rritja është joreale. Dhe padyshim që në një projeksion të tillë ndikon edhe fakti që viti 2025 është viti kur do të zhvillohen zgjedhjet vendore, të cilin me të drejtë e konsiderojmë parazgjedhore. Ne kemi një buxhet që tregon se politika fiskale nuk ka busull. Maqedonia është i vetmi vend në rajon që nuk bën konsolidim fiskal në vitin 2024 dhe nuk planifikon ta bëjë këtë në vitin 2025. Ne kemi një buxhet me të cilin borxhi publik po rritet gjithnjë e më shumë. Ne kemi një buxhet që i plotëson nevojat vetëm 24 ministrave dhe kabineteve të tyre, por jo qytetarëve”, tha ajo.

Trençevska theksoi se Qeveria me këtë Propozim buxhetor shkurton më së shumti për kategorinë e rrezikuar sociale të qytetarëve.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski e akuzoi Trençevskën se gënjen dhe se në Propozim-buxhetin ka 10 miliardë denarë më shumë për paga.

“Është turp të gënjeni, kur në buxhet ka 10 miliardë denarë më shumë për paga. Ka para për pagën minimale. Dhe ndaluni, ju lutem, më duket e sikletshme kur gënjen në mënyrë të hapur pa pasur asnjë nivel minimal kulture. Nuk do të votoni për pensione më të larta se 2.500 denarë. A e dini kush ishin ata pensionistë? Ata që i nxorët nga Ministria dhe u dhatë epitete. Nuk është e vërtetë që sindikatat nuk janë të kënaqura. Kanë qenë të pakënaqur kur i keni lidhur kontratat e përgjithshme kolektive kur i keni dëbuar nga qeveria. Rreth tezës për zgjedhjet lokale. Nëse ne kemi dashur t’i shfrytëzojmë ato mjete për të fituar përparësi para zgjedhjeve lokale, mirë atëherë ju japim përparësi në Strumicë, në Vallandovë, në Probishtip dhe kudo ku keni kryetarët tuaj. Edhe në Krushevë edhe në Vallandovë kemi parë që njerëzit po i shfrytëzojnë mjetet dhe unë e mirëpres këtë. Pra, ajo tezë nuk është në rregull”, tha Stojanoski.

Trençevska në kundërpërgjigje ndaj Stojanovskit theksoi se nëse ajo gënjen, atëherë Qeveria gënjen me këtë buxhet që ua ka dorëzuar deputetëve.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ibrahimi takon dibranët: Nuk vijmë vetëm për vota, por për të parë se a është mbajtur fjala e dhënë
Next Article Një tërmet është ndjerë sot në mëngjes në Dojran

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?