By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Studentët kërkojnë uljen e programeve dhe studime falas për më të mirët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Studentët kërkojnë uljen e programeve dhe studime falas për më të mirët
Maqedoni

Studentët kërkojnë uljen e programeve dhe studime falas për më të mirët

admin
Last updated: 18/11/2024 18:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 nëntor – Kryetari i Parlamentit studentor, Aleksandar Nikollovski thotë se me ndryshimet e reja për arsimin e lartë është planifikuar punë fleksibile për studentët, gjë që deri më tani nuk ka qenë e rregulluar në RMV. Ai në shënimin e ditës ndërkombëtare të studentëve tha se arsimi i lartë në vend duhet të bëhet falas për studentët më të mirë, me qëllim që ata të mos shkojnë jashtë vendit për studime.

“Më e rëndësishmja është cilësia e arsimit të lartë, ndryshimi i konceptit të programeve të studimit, zvogëlimi i numrit të programeve të studimit. Përballemi me mungesë të aftësive praktike, përballemi me një numër të madh universitetesh ndërsa për çdo vit universitetet tona bien në ranglista. Po luftojmë për të ndryshuar mënyrën e financimit të universiteteve. Si trup studentor kombëtar, mendojmë se duhet të futet arsimi i lartë falas për studentët më të mirë, siç është praktikë në rajon, në mënyrë që studentët të mos shkojnë jashtë vendit “.

Sollza Grçeva kryetare e trupit koordinues kombëtar për reformat në arsimin e lartë tha se përpiqen për arsim cilësor të lartë me qëllim të mos ikjes së të rinjëve nga vendi.

“Ne përpiqemi për arsim të lartë cilësor kundër ikjes së trurit, për të shtrënguar kriteret se kush mund të jetë profesor në vendin tonë, kush nuk duhet të jetë dhe kush nuk guxon të jetë. Le të ulim numrin e programeve të studimit, është një kulm botëror në raport me përmasat e vendit tonë. Le t’i përmirësojmë kushtet e studimit dhe tu ofrojmë studentëve sa më shumë shërbime falas”.

Kryetari i Forumit arsimor rinor Risto Saveski tha se të rinjtë në vend po largohen jo vetëm për shkak të pagave të ulëta, por për shkak të mungesës së madhe të mundësive dhe shkallës së lartë të korrupsionit që mbizotëron në vend.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Guvernatori i Kalifornisë thirrje për rezistencë ndaj administratës së re të Presidentit të zgjedhur Trump
Next Article Paraburgim për një nëpunës policor dhe një person tjetër për shitje të kokainës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?