By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rruga Tetovë-Prizren, Zekolli: Javën tjetër në Kosovë për të filluar fazën e projektimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rruga Tetovë-Prizren, Zekolli: Javën tjetër në Kosovë për të filluar fazën e projektimit
Maqedoni

Rruga Tetovë-Prizren, Zekolli: Javën tjetër në Kosovë për të filluar fazën e projektimit

admin
Last updated: 18/11/2024 18:55
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 nëntor – Maqedonia është fuqimisht e përkushtuar ndaj ndërtimit të infrastrukturës moderne që do ta lidhë atë me rajonin. Lidhjet rrugore dhe hekurudhore në fokus të takimit bilateral ndërmjet zëvendëskryeministrit Nikolloski dhe ministrit kosovar të transportit Aliu.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit, Aleksandar Nikolloski, së bashku me zëvendësministren e transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, zhvilluan sot një takim bilateral me Liburn Aliun, ministrin e transportit të Kosovës.

Takimi u mbajt në kuadër të seancës së përbashkët ndërmjet qeverive të Maqedonisë dhe Kosovës.

Në fokus të takimit ishte lidhja cilësore ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në lidhjet rrugore dhe hekurudhore.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit, Nikolloski, theksoi se Maqedonia është përfshirë në një cikël të fuqishëm investimesh për ndërtimin e një rrjeti të modernizuar rrugor dhe hekurudhor, duke nënvizuar se nuk do të ketë tërheqje nga lidhja e dy vendeve me autostrad. Në takim u hap gjithashtu tema e rikthimit të transportit hekurudhor dhe ndërtimit të një stacioni hekurudhor të përbashkët.

“Ne kemi marrëdhënie të mira dypalëshe me Kosovën dhe kjo konfirmohet me seancën e sotme të përbashkët ndërmjet dy qeverive. Kosova është fqinj ynë, një partner ekonomikisht i rëndësishëm, dhe duhet të punojmë së bashku për zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal. Me ministrin Aliu diskutuam për projekte të përbashkëta që do të përshpejtojnë zhvillimin ekonomik të rajonit dhe do të kontribuojnë për komunikim më të mirë, lehtësim të transportit dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët dhe kompanitë” – deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit, Aleksandar Nikolloski.

Në takim u diskutua gjithashtu për përmirësimin e kushteve në transportin rrugor dhe të udhëtarëve.

Ministrat ranë dakord për intensifikimin e bashkëpunimit dhe avancimin e politikave që lidhen me ndërlidhjen rajonale.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kallëzim penal për 25 zyrtarët policor që kanë mundësuar dhënien e lejeve të paligjshme për armë
Next Article Vrasja e 14-vjeçarit, ja çfarë kanë fiksuar kamerat e sigurisë/ Detajet mbi ngjarjen e rëndë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?