By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ShBA: Zgjedhja e Shekerinskës tregon se të gjithë aleatët kanë interes në të ardhmen e Aleancës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > ShBA: Zgjedhja e Shekerinskës tregon se të gjithë aleatët kanë interes në të ardhmen e Aleancës
Maqedoni

ShBA: Zgjedhja e Shekerinskës tregon se të gjithë aleatët kanë interes në të ardhmen e Aleancës

admin
Last updated: 20/11/2024 11:32
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 nëntor – SHBA thotë se zgjedhja e ish-ministres së mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, si zëvendëssekretare e re e përgjithshme e NATO-s, tregon se të gjithë aleatët kanë interes në të ardhmen e Aleancës, pavarësisht se kur vendi është bërë anëtar i NATO-s.

Në një deklaratë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, Departamenti i Shtetit përshëndeti njoftimin e Sekretarit të Përgjithshëm Mark Rutte për emërimin e Shekerinskës.

“Përzgjedhja e saj si Zëvendës Sekretare e Përgjithshme nënvizon se si të 32 aleatët kanë një aksion në të ardhmen e Aleancës dhe ofrojnë udhëheqje thelbësore, pavarësisht se kur vendi i tyre u bashkua me NATO-n”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Rutte njoftoi zgjedhjen e Shekerinskës në faqen zyrtare të Aleancës së NATO-s, duke thënë se “ajo beson vërtet në NATO, e di punën që duhet për t’u bashkuar me Aleancën dhe çfarë do të thotë të jesh një anëtare e plotë”.

I pyetur nga Zëri i Amerikës nëse Shtetet e Bashkuara presin që zgjedhja e Shekerinskës të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Maqedonisë së Veriut, si anëtarë të NATO-s, Departamenti i Shtetit u përgjigj:

“SHBA vlerëson partneritetin tonë të sigurisë me Maqedoninë e Veriut si një aleat të fortë të NATO-s. Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO forcon sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe e gjithë Aleanca do të përfitojë nga përvoja dhe ekspertiza e ministres Shekerinska.

Shekerinska do ta marrë këtë post në fund të këtij viti.

Në rrjetin social X ajo ka shkruar se është privilegj për të që të shërbente si zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s.

“Jam e përkushtuar të punoj me të gjithë aleatët drejt një Aleance edhe më të fortë dhe më të sigurt”, ka shkruar Shekerinska.

Zgjedhja e saj u mirëprit nga profesorë, politikanë aktualë dhe të dikurshëm, ambasadorë, ndër të cilët edhe ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler.

“Urimet e mia më të ngrohta për Radmilla Shekerinskën, zëvendëssekretaren e re të përgjithshme të NATO-s, dhe Hristijan Mickoskin dhe Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e kandidaturës së saj. Një konfirmim i fuqishëm i ekspertizës dhe përvojës së Shekerinskës dhe i rolit të Maqedonisë së Veriut si partner i çmuar në NATO dhe SHBA”, ka shkruar Ageler në rrjetet sociale.

Shekerinska ka shërbyer më parë si zëvendëskryeministre për integrimin evropian dhe ministre e mbrojtjes, përfshirë kur vendi u bashkua me NATO-n në vitin 2020.

Zgjedhja e saj, përbën zyrtaren më të lartë të NATO-s deri më tani nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe nga një vend që nuk është anëtar i Bashkimit Evropian.

You Might Also Like

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!

Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!

Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane

Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!

Të shtëna në Kumanovë?!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mexhiti: Edhe unë pohoj se nuk kemi ligj për gjuhën shqipe, BDI-ja është në panik dhe pa vizion
Next Article Shaqiri: Ligji për përfaqësimin, deri në fund të vitit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?