By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Transporti me taksi në Shkup nuk do të bëhet më i shtrenjtë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Transporti me taksi në Shkup nuk do të bëhet më i shtrenjtë
Maqedoni

Transporti me taksi në Shkup nuk do të bëhet më i shtrenjtë

admin
Last updated: 20/11/2024 12:25
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 nëntor – Transporti me taksi në Shkup nuk do të shtrenjtohet, sepse një iniciativë e tillë nuk është dorëzuar në qytetin e Shkupit. Informacioni është spekulim dhe është përgënjeshtruar nga Grupi i Taksistëve, shkruan Vërtetmatësi.

Po analizojmë një postim në Facebook që tregon se transporti me taksi në Shkup do të bëhet më i shtrenjtë.

Nga Vlahe në Qendër për 250 denarë – a është më i shtrenjtë transporti me taksi në Shkup?, thuhet në postim.

Publikimi shpërndau edhe një artikull në të cilin theksohet se taksiistët në Shkup kërkuan rritje të çmimit të shërbimeve taksi, për shkak se çmimi aktual nuk ishte ndryshuar për 11 vjet, gjë që sipas tyre tashmë ishte e papajtueshme me kushtet aktuale ekonomike

Ata propozojnë që çmimi fillestar, ose i ashtuquajturi start, të jetë 60 denarë, ndërsa çmimi për çdo kilometër të kaluar të jetë 35 denarë. Përveç kësaj, parashikojnë çmim prej 480 denarë për një orë pritje në vend, për të mbuluar shpenzimet kur automjeti ri ndizurr pa lëvizje, thuhet në artikull.

Teksti i referohet deklaratës së vetëm një taksisti, por nuk ka asnjë deklaratë nga një shoqatë apo grup zyrtar i taksive që përfaqëson të gjithë taksistët.

Një lajm i tillë është raportuar edhe nga një pjesë e madhe e mediave.

Kjo ka qenë arsyeja që Grupi i Operatorëve të Taksisë të mohojë lajmin. Nga aty kanë hedhur poshtë kategorikisht informacionet se ka ndonjë iniciativë për rritjen e çmimit të shërbimeve taksi. Kryetari i grupit, Sasho Rajçanovski, ka treguar se informacionet e tilla që kanë dalë në media nuk janë të sakta dhe mund të shkaktojnë shqetësim të panevojshëm te qytetarët.

Taksistët nuk kanë dorëzuar kërkesë në Këshillin e Qytetit të Shkupit për rritjen e çmimeve, sepse për momentin nuk ka asnjë bazë. Tarifat janë rregulluar dy vite më parë, kur kemi futur tre tarifa të ndryshme për taksitë. Tashmë të gjithë drejtuesit e mjeteve lëvizin sipas tarifës së dytë. Nëse një kompani dëshiron të kalojë në tarifën e tretë, më të lartë, mund ta bëjë këtë duke ndryshuar çmimoren në veturë, sqaron Rajçanovski për “Sloboden Peçat” dhe shton se informacionet që sot qarkullojnë në disa media, ndoshta janë bërë nga një taksisti joformal që nuk di të punojë me taksimetër fiskal.

Nga të gjitha sa u tha më lart, mund të konstatojmë se transporti me taksi në Shkup nuk do të bëhet më i shtrenjtë, sepse një iniciativë e tillë nuk është dorëzuar në qytetin e Shkupit. Informacioni është spekulim dhe është përgënjeshtruar nga Grupi i Taksistëve. Prandaj, ne e vlerësojmë postimin si të pavërtetë.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Durmish: Në muajin mars do të rritet paga minimale
Next Article Sot dëshmojnë tre persona: Një ditë pas rrëmbimit të Vanjës, Palço riparonte një pajisje për ngrohje në shtëpinë e një shoku

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?