By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mexhiti: Kurti tregoi të vërtetën për gjuhën shqipe
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mexhiti: Kurti tregoi të vërtetën për gjuhën shqipe
MaqedoniTOP LAJM

Mexhiti: Kurti tregoi të vërtetën për gjuhën shqipe

admin
Last updated: 20/11/2024 21:06
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 nëntor – Zëvendës kryeministri i parë Izet Mexhiti vlerëson se Albin Kurti e ka thënë të vërtetën se në Maqedoni nuk ka ligj për gjuhën shqipe, por ligj për përdorimin e gjuhëve, ndërsa reagimet e BDI-së, të cilët e kanë quajtur antishqiptare deklaratën e Kurtit, janë histerikë dhe në panik. Sipas Mexhitit, e drejta e përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni lidhet me plotësimin e kuotës prej 20 për qind të popullsisë, e cila u takon të gjitha komuniteteve që e përmbushin këtë kuotë.

“Zoti Kurti tha të vërtetën, në Maqedoni nuk ka ligj për gjuhën shqipe, ka ligj për gjuhët, në kuadër të të cilit është paraparë një kuotë prej 20%. Ajo bashkësi etnike që plotëson ose e kalon 20%, në këtë rast shqiptarët kanë të drejtë të përdorin gjuhën shqipe. Por lidhet me 20%. Titulli i ligjit nuk është Ligji për gjuhën shqipe, por Ligji për gjuhët”, tha Mexhiti.

Për mundësinë që Ligji për gjuhët të kthehet në Kuvend për korrigjimin e neneve të kontestuara që janë në Gjykatën Kushtetuese, Mexhiti thotë se nuk ka vend për shqetësim.

“Mendoj se nuk ka vend për shqetësim, ka iniciativa në Gjykatën Kushtetuese, nuk kanë të bëjnë me ligjin e gjuhëve, kanë të bëjnë me disa nene që nuk janë zbatuar deri më tani dhe pasi qeveria e kaluar e ka dërguar në Komisioni i Venecias për shqyrtim, u miratua edhe nga z. Osmani, ish-ministër i Jashtëm, që këta anëtarë të lirohen, por ne ndjekim dhe jemi garantues që të drejtat e shqiptarëve jo vetëm të mbrohen, por edhe të promovohen”, shton Mexhiti.

Meqë ra fjala, në Gjykatën Kushtetuese është paralajmëruar seancë për 11 dhjetor, ku do të diskutohen tre nene të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, të cilat i referohen përdorimit të gjuhës shqipe në kartëmonedha, uniforma dhe procese gjyqësore. Kjo bëri që Ligji për Përdorimin e Gjuhëve të bëhet temë kryesore, jo vetëm brenda kufijve të shtetit. Opozita kritikon qeverinë se dëshiron të heqë gjuhën shqipe, por qeveria hedh poshtë akuzat.

You Might Also Like

Aleanca për Shqiptarët zgjedh Shkëlqim Musliun në krye të degës së Likovës

Ali Ahmeti: Saraji dëshmoi se mbetet bastion i fuqishëm i organizimit tonë politik

11 zjarre të evidentuara në hapësira të hapura

Mexhiti: Pas rikonstruimit, VLEN do të udhëheqë me 6 ministri – 3 miliardë euro investime në vendbanimet shqiptare

Ibrahimaj: Rritja e ekonomisë shqiptare vazhdon të qëndrojë mbi mesataren e Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Cilat shtete kanë ndaluar TikTok dhe pse?
Next Article Skenarët/ Si mund të përgjigjet Rusia ndaj Britanisë dhe SHBA-së pas lejimit të Ukrainës për përdorimin e raketave?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Aleanca për Shqiptarët zgjedh Shkëlqim Musliun në krye të degës së Likovës
Maqedoni
Ali Ahmeti: Saraji dëshmoi se mbetet bastion i fuqishëm i organizimit tonë politik
Maqedoni
11 zjarre të evidentuara në hapësira të hapura
Maqedoni
Mexhiti: Pas rikonstruimit, VLEN do të udhëheqë me 6 ministri – 3 miliardë euro investime në vendbanimet shqiptare
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?