By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pjesëmarrje e ministrit Mucunski në konferencën donatore qeveritare “Romët dhe miqtë”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pjesëmarrje e ministrit Mucunski në konferencën donatore qeveritare “Romët dhe miqtë”
Maqedoni

Pjesëmarrje e ministrit Mucunski në konferencën donatore qeveritare “Romët dhe miqtë”

admin
Last updated: 21/11/2024 18:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 nëntor – Ministri për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski sot mori pjesë dhe mbajti fjalim në konferencën donatore qeveritare “Romët dhe miqtë”, kushtuar projekteve për përmirësimin e integrimit të romëve në shoqëri, me theks në strehim, kulturë dhe arsim.

“Është një nder i veçantë për mua që sot të marr pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme, qëllimi i të cilit është të mbështesë përfshirjen më të madhe të romëve në shoqërinë tonë. Si shoqëri demokratike multietnike, Maqedonia e Veriut është plotësisht e përkushtuar për promovimin e përfshirjes dhe barazisë, me theks në mbrojtjen e të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët tanë”, theksoi ministri Mucunski në fjalimin e tij, kumtuan sot nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Ai ka potencuar rëndësinë e Strategjisë kombëtare për përfshirjen e romëve 2022-2030 e cila adreson fushat kyçe si arsimi, punësimi, strehimi, kujdesi social dhe shëndetësor. Theksoi se Qeveria do të vazhdojë përpjekjet e saj për arritjen e kohezionit social dhe zhvillimit të barabartë dhe do t’i qëndrojë me vendosmëri premtimit “askush nuk do të mbetet prapa”, në përputhje me Agjendën 2030 të Kombeve të Bashkuara.

Në fjalimin e tij, ministri Mucunski përkujtoi se vendi ynë është lider në rajon në promovimin e të drejtave të romëve, me një kontribut afatgjatë në zbatimin e Dekadës së romëve.

“Prandaj, apeloj që shoqëria jonë të vazhdojë të ndërtohet mbi parimet e inkluizivitetit dhe barazisë, duke krijuar kushte për integrim të plotë social dhe fuqizim ekonomik të komunitetit romë”, nënvizoi ministri Mucunski.

You Might Also Like

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kryeministri Mickoski nesër në Beograd do të takohet me presidentin serb Vuçiq dhe kryeministrin Vuçeviq
Next Article Siljanovska Davkova priti nxënës nga SHFK “Kongresi i Manastirit” në prag të 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit Shqip

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?